Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në rrugën e re Qafë Plloçë-Qukës, pranë tuneleve.
Dy automjete të vogla janë përplasur kokë më kokë me njëri-tjetrin, ndërsa njëri prej mjeteve me targa greke.
Nga të dhënat paraprake raportohet për të paktën dy persona të plagosur, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka ngritur grupin hetimor për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se në përplasjen mund të kenë ndikuar lagështira në rrugë dhe shpejtësia me të cilën lëvizte njëri prej mjeteve gjatë kalimit në urë, ku rruga ka edhe një kthesë të fortë.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.



