Janë siguruar fotot e autorëve të vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj në Sarandë. Të dy mbajnë skafandër në kokë. Njëri prej tyre në duar mban dy armë zjarri. 44-vjeçari që u qëllua me breshëri plumbash, kishte vetëm pak javë që ishte liruar nga paraburgimi.
Artan Myrtaj i njohur edhe me emrin “Tani i Ruzhdiut” u ekzekutua paraditen e së dielës, më 20 shtator, në zonën e njohur si ish-Agjencia, në qytetin e Sarandës. Gjatë këtij atentati mbeti i plagosur edhe kalimtari Xhevdet Skëndaj, 73 vjeç, i cili mori një plumb në shpinë.
44-vjeçari që u qëllua me breshëri plumbash, kishte vetëm pak javë që ishte liruar nga paraburgimi, pasi gjykata i kishte caktuar masën ‘detyrim paraqitjeje’. Ai ishte arrestuar në korrik 2025 për plagosjen e dy të rinjve nga Kamza, Ernest Lame dhe Gëzim Hajdaraj. Ai kishte ndihmuar Ramadan Zoton, i cili plagosi dy të rinjtë nga Kamza.



