Ilir Topi është dorëhequr nga drejtimi i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ai ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Sot në orën 09:00 është firmosur me Këshillin Administrativ procedura për largimin e tij.
Drejtuesi i ri i Fondit do të prezantohet në orën 11:00 nga ministrja e Shëndetësisë, ndërsa pritet që postin ta marrë Suela Popa.
Ilir Topi mbajti këtë detyrë për katër muaj.



