BallinaVendiPolitikë“Jam e neveritur”, Kryemadhi flet për videot intime: Askush s’ka punë me...

“Jam e neveritur”, Kryemadhi flet për videot intime: Askush s’ka punë me dhomën e gjumit të tjetrit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Monika Kryemadhi ka reaguar ditën e sotme në lidhje me videot intime të personazheve të njohur të ekranit që po qarkullojnë në rrjet prej disa ditësh.

E pyetur nga gazetarët nëse i ka parë videot, Kryemadhi u shpreh se i ka parë dhe se i vjen shumë keq dhe ndjen neveri.

Sipas saj, personi që i ka regjistruar apo dhe ai që i ka shpërndarë, duhet të dënohet. Kryemadhi shton se ‘askujt nuk ka çfarë ti duhet se çfarë bën dikush në dhomën e vet të gjumit apo me jetën private’.

“Po i kam parë. Përveç ndjenjës së shëmtuar që më la për shkak të viktimave, të gjitha atyre grave apo vajzave, kushdo që janë. Personi, i cili i ka bërë, ai që i ka regjistruar por dhe ai që i ka shpërndarë, është një veprim shumë i ulët dhe që duhet të dënohet. Ajo që dua të them është se nuk ka çfarë ti duhet asnjërit se çfarë bën një njeri në dhomën e vet të gjumit apo me jetën private.

E tjetra është mënyra se si ne po fillojmë të gjykojmë situatat, problematike dhe gjithë jetën shoqërore të shoqërisë sonë është e tmerrshme. Të ndihesh më i dhunuar nga një video porno që shikon se sa nga taksat e larta, nga largimi i të rejave dhe të rinjve, shpopullimi i Shqipërisë, është fatkeqësie e madhe dhe për mua fatkeqësi kombëtare. Më vjen shumë keq dhe ndjej neveri për vepruesit që e kanë bërë atë gjë”, tha Kryemadhi.

spot_img

Artikujt e fundit

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për këtë të enjte

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike. Moti...

Arresti i ish-kreut të SHISH, Konferenca e Kryetarëve shqyrton kërkesën e PD për mocion me debat

Konferenca e Kryetarëve mblidhet sot në orën 09:00 për të shqyrtuar kërkesën e Grupit...

Zjarr i madh në Fllakë, përfshihet nga flakët pika e grumbullimit të skrapit, tymi shihet nga autostrada

Një vatër zjarri është përhapur me shpejtësi pasditen e sotme në zonën e Fllakës,...

Më shumë

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për këtë të enjte

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike. Moti...

Arresti i ish-kreut të SHISH, Konferenca e Kryetarëve shqyrton kërkesën e PD për mocion me debat

Konferenca e Kryetarëve mblidhet sot në orën 09:00 për të shqyrtuar kërkesën e Grupit...