BallinaVendiPolitikëArresti i ish-kreut të SHISH, Konferenca e Kryetarëve shqyrton kërkesën e PD...

Arresti i ish-kreut të SHISH, Konferenca e Kryetarëve shqyrton kërkesën e PD për mocion me debat

Publikuar më

spot_imgspot_img

Konferenca e Kryetarëve mblidhet sot në orën 09:00 për të shqyrtuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat në lidhje me ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.

Në kërkesën drejtuar Kuvendit, demokratët kërkojnë që të hidhet dritë mbi mënyrën e përzgjedhjes dhe emërimit të Hysenit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit, ushtrimin e detyrës, mbikëqyrjen institucionale dhe rrethanat e largimit të saj.

Një pjesë e kërkesës lidhet me informacionet e bëra publike mbi dyshimet se Hyseni, gjatë kohës në drejtimin e SHISH, i ka përcjellë të dhëna dhe informacione të klasifikuara shtetësit Ergys Agasi, i cili po hetohet nga Prokuroria e Posaçme.

PD kërkon që Kuvendi të shqyrtojë edhe mekanizmat e kontrollit dhe llogaridhënies që kanë funksionuar gjatë mandatit të saj, si dhe rolin e institucioneve shtetërore në mbikëqyrjen e veprimtarisë së ish-kreut të SHISH.

Në fokus të mocionit pritet të jetë edhe çështja e sigurisë së informacionit të klasifikuar. Demokratët kërkojnë verifikimin nëse është komprometuar informacion i klasifikuar dhe, nëse po, në çfarë mase, si dhe cilat masa janë marrë për mbrojtjen e informacionit dhe personelit të SHISH.

Kërkesa përfshin gjithashtu përgjegjësinë institucionale dhe politike të Kryeministrit dhe strukturave të tjera shtetërore që kanë pasur rol në procesin e përzgjedhjes, emërimit, kontrollit dhe largimit të drejtorit të SHISH.

Sipas PD-së, shqyrtimi parlamentar i kësaj çështjeje lidhet drejtpërdrejt me ushtrimin e kontrollit të Kuvendit mbi institucionet që mbulojnë sigurinë kombëtare dhe me nevojën për transparencë mbi mekanizmat e verifikimit dhe mbikëqyrjes.

Në përfundim, grupi parlamentar demokrat i kërkon Konferencës së Kryetarëve të caktojë datën kur mocioni do të zhvillohet në seancë plenare. PD thekson në dokument se debati duhet të zhvillohet duke respektuar pavarësinë e organeve të drejtësisë, prezumimin e pafajësisë dhe rregullat për informacionin e klasifikuar.

spot_img

Artikujt e fundit

Zjarr i madh në Fllakë, përfshihet nga flakët pika e grumbullimit të skrapit, tymi shihet nga autostrada

Një vatër zjarri është përhapur me shpejtësi pasditen e sotme në zonën e Fllakës,...

Editorial nga Albania Today/Si i vjen në ndihmë doktori Edi Ramës në momentet më të vështira

Afera e Vlora Hysenit mund të ketë qënë ndoshta goditja më e fortë që...

Vetëm 17 vjeç, mesfushori që SHBA-ja e mori nga Shqipëria vendos rekord me ekipin e Pochettinos

Shqiptari Adri Mehmeti po përjeton një moment të veçantë në karrierën e tij. Mesfushori 17-vjeçar...

I kishte marrë makinën e babait pa leje, 16-vjeçari humb jetën në aksident, plagoset 15-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pezë të Tiranës, ku një...

Më shumë