BallinaUncategorizedKush është Ron Yeffet, fantazma mbi Tiranë që po kontrollohet nga SPAK

Kush është Ron Yeffet, fantazma mbi Tiranë që po kontrollohet nga SPAK

Publikuar më

spot_imgspot_img

Prej javësh një fantazëm qarkullon në hapësirën politike dhe mediatike të Tiranës. Quhet Ron Yeffet. Del vetëm një foto e tij në rrjet, askush nuk di të thotë më shumë se sa, ai është izraeliti, miku i Ramës.

Albania Today, bëri atë që çdokush në të tilla raste kryen më së pari. Kërkim në google. Sot ka ndryshuar panorama. Shfaqen lajme për kontrolle në banesë nga BKH. Ka dyshime serioze për trafik ndërkombëtar armësh.

Por, kur u përmend herën e parë në emisionin e Çim Pekes, në intervistën me Arben Ahmetaj, nuk dilnin shumë të dhëna nga hulumtimi që bën makineria në internet. Vetëm dy tre indicie që Ron Yeffet merret me real-estate. Pas publikimit të audiopërgjimit, ku ai fliste me partner ukrainas për biznes në Shqipëri, ato që shfaqen më së shumti nga kërkimi në googel, janë tituj që lajmërojnë skandale, afera, trafik dhe korrupsion.

Edhe pse tani prej javësh flitet shumë për të, Ron Yeffet vijon të jetë një fantazëm pasi askush nuk di zyrtarisht se kush është ky person, me çfarë merret, cili është statusi i tij zyrtar, ku jeton, cilat janë lidhjet e tij me qeverinë, raportet me Edi Ramën?

E vetmja ndihmë për të krijuar një ide për këtë njeri hije që e flasin të gjithë e askush nuk e njeh, vjen prej atij vetë. Nga audiopërgjimi që e kanë dëgjuar të gjithë, edhe Albania Today, ka krijuar idenë se Ron Yeffet, është ai që thotë vetë se është. Një kordinator i pajtuar për të kryer punët e pisëta.

Ai flet në emër të Edi Ramës. Tregon se ka ministra në dispozicion. Dëshmon se zotëron pushtet mbi disa dikastere dhe projekte. Pra njeriu që ka në dorë gjithçka në Tiranë. Me të mund të bëhet edhe trafik ndërkombëtar i armvëve që prodhohen diku tjetër e ambalazhohen këtu. Akuzë tejet e fortë.

Edhe më e besueshme bëhet kjo, kur të tillë personazhe kanë ekzistuar këto vite. Të njëjtat cilësi i atribuoheshin edhe Gysit, që tanimë është i arrestuar. Ai cilësohej se kishte një mandat të tillë, për të kryer punë, pa tagër zyrtar. Me zonat e përcaktuara të influencës. Përshembull, dihej se Gysi mbulonte Hipotekat, AKSH-in dhe Policinë.

Roni thotë se ka Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Infrastrukturës, si sektorët që zotëron.

E prapë në këto kushte, edhe pse krijohet ideja aspak normale se qeveria qenka parcelizuar në të tilla zona patronazhimi kriminal e korruptiv, sërish ka heshtje zyrtare. Kryeministri nuk thotë asgjë se kush është Ron Yeffet dhe a qendrojnë këto akuza, duke ndihmuar kështu në rritjen e mëtejshme të misterit, të fantazmës dhe të perceptimit se kumbarë si ky qëndrojnë vërtetë pas vendimeve dhe luajnë fijet e qeverisjes sot në sektorët me kyçe e më fitimprurëse.  

spot_img

Artikujt e fundit

Pritja për Eric Wendt në Tiranë, emrat që morën pjesë dhe figurat që munguan

Ambasada Amerikane në Tiranë ka zhvilluar një pritje për mirëseardhjen e ambasadorit Eric Wendt,...

Makina del nga rruga në bypass-in e Fierit, drejtuesi i mjetit transportohet në spital

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin...

SPAK kontroll te biznesmeni Rony Yeffet, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

Me urdhër të SPAK, janë ushtruar disa kontrolle pas përgjimeve të publikuara nga ish-zv.kryeministri...

Iris Luarasi pas videove intime: “Turpi nuk u përket grave”, fajin e kanë ata që i shpërndajnë

Deputetja socialiste Iris Luarasi ka reaguar pas qarkullimit të videove intime që përfshijnë disa...

Më shumë

Pritja për Eric Wendt në Tiranë, emrat që morën pjesë dhe figurat që munguan

Ambasada Amerikane në Tiranë ka zhvilluar një pritje për mirëseardhjen e ambasadorit Eric Wendt,...

Makina del nga rruga në bypass-in e Fierit, drejtuesi i mjetit transportohet në spital

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin...

SPAK kontroll te biznesmeni Rony Yeffet, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

Me urdhër të SPAK, janë ushtruar disa kontrolle pas përgjimeve të publikuara nga ish-zv.kryeministri...