BallinaVendiAktualitetIris Luarasi pas videove intime: “Turpi nuk u përket grave”, fajin e...

Iris Luarasi pas videove intime: “Turpi nuk u përket grave”, fajin e kanë ata që i shpërndajnë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Deputetja socialiste Iris Luarasi ka reaguar pas qarkullimit të videove intime që përfshijnë disa personazhe të njohura, duke dënuar publikimin, shpërndarjen dhe komentet poshtëruese ndaj grave të përfshira.

Në një postim në Facebook, Luarasi thekson se fokusi publik është vendosur gabimisht te gratë, ndërsa shumë më pak vëmendje i është kushtuar pyetjes se kush i ka filmuar, kush i ka publikuar dhe kush po përfiton nga shpërndarja e këtyre materialeve.

“Ajo që dy të rritur bëjnë me dëshirë në jetën e tyre private nuk është krim. Nëse dikush është filmuar pa dijeninë ose pëlqimin e tij, kjo duhet të hetohet. Po ashtu edhe publikimi e shpërndarja e pamjeve private”, shkruan ajo.

Luarasi shprehet se turpi nuk duhet t’u ngarkohet grave që ndodhen në qendër të vëmendjes publike.

“Turpi nuk u përket grave. U përket atyre që cenojnë privatësinë e tyre dhe atyre që e ushqejnë këtë dhunë me ‘share’, klikime e tallje”, vijon reagimi.

Deputetja përshëndet hetimet e nisura nga Policia dhe Prokuroria, si edhe reagimin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për ndalimin dhe heqjen e materialeve.

Ajo u bën gjithashtu thirrje personave të prekur që ta denoncojnë rastin, në mënyrë që të zbardhet se si janë realizuar videot, kush i ka përdorur dhe kush i ka shpërndarë.

“Grave që sot gjenden në qendër të këtij linçimi u them se nuk jeni vetëm. Nuk keni pse të mbani turpin për cenimin që mund t’ju jetë bërë”, shkruan Luarasi.

Në reagimin e saj, ajo ndalet edhe te përgjegjësia e personave që i shpërndajnë materialet në grupe private apo rrjete sociale.

“Çdo ‘share’, çdo dërgim në një grup privat, çdo koment fyes apo tallës e zgjat dëmin. Nuk jeni thjesht spektatorë. Bëheni pjesë e dhunës ndaj një njeriu”, shprehet ajo.

Luarasi thekson se të qenit person publik nuk e heq të drejtën për privatësi dhe nuk i jep publikut të drejtën të gjykojë apo poshtërojë dikë për jetën e tij personale.

Ajo kritikon gjithashtu portalet dhe faqet që përdorin materiale intime për të gjeneruar trafik dhe klikime.

“Shfrytëzimi i materialeve intime për trafik nuk është informim, por është ekspozim, poshtërim dhe dhunë”, shkruan deputetja.

Në fund, Luarasi kujton se pas personave që shfaqen në këto materiale ka familje, fëmijë, prindër dhe jetë përtej ekranit, ndërsa paralajmëron se pasojat e turpërimit publik mund të jenë të rënda dhe të pakthyeshme.

spot_img

Artikujt e fundit

Videot intime me kompozitorin, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që…

Këngëtarja Eli Fara ka dëshmuar në polici në lidhje me skandalin e videove intime...

I akuzuar se shkaktoi vetëvrasjen e Xhuana Nikollajt, gjykata lë në burg ish bashkëshortin e saj, Eraldo Fizin

Eraldo Fizi, ish bashkëshorti i Xhuana Nikollajt, i akuzuar se shkaktoi vetëvrasjen e saj,...

Akuzohet për përndjekje të të miturave, policia arreston këngëtarin fierak

Këngëtari fierak Erind Xhaferi është arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit, pas një...

Më shumë

Videot intime me kompozitorin, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që…

Këngëtarja Eli Fara ka dëshmuar në polici në lidhje me skandalin e videove intime...

I akuzuar se shkaktoi vetëvrasjen e Xhuana Nikollajt, gjykata lë në burg ish bashkëshortin e saj, Eraldo Fizin

Eraldo Fizi, ish bashkëshorti i Xhuana Nikollajt, i akuzuar se shkaktoi vetëvrasjen e saj,...

Akuzohet për përndjekje të të miturave, policia arreston këngëtarin fierak

Këngëtari fierak Erind Xhaferi është arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit, pas një...