BallinaRajoni & BotaÇfarë ndodhi? Zhduket avioni mjekësor me 6 persona në bord pranë Nantucket,...

Çfarë ndodhi? Zhduket avioni mjekësor me 6 persona në bord pranë Nantucket, nis operacioni i gjerë i kërkimit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një avion mjekësor me gjashtë persona në bord është zhdukur pranë brigjeve të Nantucket, ndërsa autoritetet amerikane kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi nga ajri dhe deti.

Avioni “Gulfstream G100” ishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar L.F. Wade në Bermuda drejt aeroportit Boston Logan rreth orës 00:41 të së shtunës.

Sipas të dhënave të disponueshme, kontakti me Administratën Federale të Aviacionit u ndërpre pak para mbërritjes së planifikuar në Boston, në orën 01:25.

Në bord ndodheshin katër anëtarë të ekuipazhit dhe dy pasagjerë.

Të dhënat e “FlightAware” tregojnë se avioni pësoi një rënie të menjëhershme brenda vetëm tre minutash, duke nisur rreth orës 01:04.

Sinjali i fundit i radarit u regjistrua rreth orës 01:23, vetëm pak minuta përpara kohës kur avioni pritej të ulej në Boston.

Administrata Federale e Aviacionit lëshoi një njoftim për kërkim-shpëtim dhe po koordinon operacionin me Qendrën e Koordinimit të Shpëtimit dhe Gardën Bregdetare amerikane.

Roja Bregdetare u njoftua rreth orës 02:00 dhe ka angazhuar disa mjete për kërkimin e avionit.

Dy avionë, HC-144 dhe MH-60, po kontrollojnë zonën në jug të Nantucket. Në operacion janë përfshirë gjithashtu një varkë shpëtimi dhe një anije patrulluese.

Deri tani, autoritetet nuk kanë konfirmuar gjetjen e avionit apo të ndonjë pjese të tij.

Një zëdhënës i Massport, autoriteti që menaxhon aeroportin Logan, shprehu shqetësimin për personat në bord dhe familjarët e tyre.

“Mendimet tona janë me ata që ndodhen në bord dhe të dashurit e tyre, ndërsa kërkimi vazhdon”, deklaroi ai.

spot_img

Artikujt e fundit

Përplasje në opozitë për hartën territoriale, Ndoka kritikon PD-në: “Edhe 100 bashki janë pak”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me aleatët e Federatës...

Kush është Ron Yeffet, fantazma mbi Tiranë që po kontrollohet nga SPAK

Prej javësh një fantazëm qarkullon në hapësirën politike dhe mediatike të Tiranës. Quhet Ron...

Pritja për Eric Wendt në Tiranë, emrat që morën pjesë dhe figurat që munguan

Ambasada Amerikane në Tiranë ka zhvilluar një pritje për mirëseardhjen e ambasadorit Eric Wendt,...

Makina del nga rruga në bypass-in e Fierit, drejtuesi i mjetit transportohet në spital

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin...

Më shumë