BallinaUncategorizedAbuzimet me pronat në Levan, lihet në burg ish-drejtori i Kadastrës dhe...

Abuzimet me pronat në Levan, lihet në burg ish-drejtori i Kadastrës dhe dy të tjerë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gjykata e Fierit ka vendosur të lërë në “arrest në burg” ish-drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Ertis Shehu, si dhe Pirro Çelën dhe Bardh Kapajn.

Ndërkohë, për biznesmenin Kastriot Hasko, gjykata ka zbutur masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”, duke urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm nga qelia, nëse nuk mbahet për një çështje tjetër.

Hasko është urdhëruar të mos largohet nga banesa dhe të mos ketë kontakte me persona të tjerë, përveç pjesëtarëve të familjes. Policia Gjyqësore dhe Prokuroria do të mbikëqyrin zbatimin e masës.

Katër personat janë nën hetim për një skemë të dyshuar me prona në zonën e Levanit, ku dyshohet se pasuri të paluajtshme janë përfituar dhe regjistruar në mënyrë të kundërligjshme dhe më pas janë tjetërsuar.

Ata dyshohen për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda pesë ditëve nga njoftimi.

Personat nën hetim prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë.

spot_img

Artikujt e fundit

“Në debat e sipër e godita me thikë në zemër”, zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit për vrasjen e gruas

Zbardhen detaje nga dëshmia e Hysni Palushit, 68-vjeçarit të arrestuar për vrasjen me thikë...

Çfarë ndodh me kredinë nëse banka falimenton?

Mund të kesh marrë një kredi për shtëpi për 20 apo 30 vite dhe...

Veliaj propozon nga burgu: “Qytetar Nderi” për liderët e UÇK-së në Tiranë

Në një deklaratë nga paraburgimi, kryebashkiaku i Tiranës thotë se vendimi i Hagës ndaj...

Shkencëtarët zbulojnë mutacionin që rrit 62 herë rrezikun e kancerit të mushkërive te joduhanpirësit

Një zbulim i ri po ndryshon mënyrën se si shkencëtarët shohin rrezikun e kancerit...

Më shumë