BallinaUncategorizedAksident fatal në Shkodër, e reja humb kontrollin e makinës dhe merr...

Aksident fatal në Shkodër, e reja humb kontrollin e makinës dhe merr përpara këmbësoren. Vdes në vend 67-vjeçarja

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Bahçallëkut, në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet teksa po ecte në trotuar.

Fotoja tregon momentin e rëndë kur makina del nga rruga dhe godet këmbësoren. Policia ka identifikuar si drejtuese të automjetit një 27-vjeçare, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Momenti kur gruaja po kalonte ne trotuar ne Bahcallek, kur makina e aksidenton

Njoftimi i policisë: Shkodër/Informacion paraprak.

Rreth orës 15:40, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, shtetasja Bleona Pashuku, 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën këmbësorja, shtetasja Edmonda Barbullushi, 67 vjeçe, e cila po ecte në trotuar.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

spot_img

Artikujt e fundit

Buka me miell biskotash nga Serbia, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues

Miell më i lirë, i destinuar për ëmbëlsira dhe biskota, përdoret edhe për prodhimin...

“E dëgjove çfarë thanë për ty?”/ Pas videove intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja ironizon kritikuesit me qentë që lehin: Unë nuk…

Me një postim në Instagram, aktorja e njohur Monika Lubonja ka dhënë një përgjigje...

Bordi ndryshon sërish çmimet, nafta me 212 lekë dhe benzina 179 lekë nga sot

Bordi i Transparencës ka njoftuar këtë të shtunë, datë 31 Tetor, çmimet e reja...

Një vit pa Fatos Nanon, liderin historik të së majtës shqiptare

Sot, më 31 tetor 2026, shënohet një vit nga ndarja nga jeta e Fatos...

Më shumë