BallinaUncategorizedAksident pranë Malit të Tomorrit/ Makinës nuk i punuan frenat dhe doli...

Aksident pranë Malit të Tomorrit/ Makinës nuk i punuan frenat dhe doli nga rruga, plagosen 7 persona, dy në gjendje të rëndë te Trauma

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një aksident ka ndodhur sot përgjatë rrugës drejt Malit të Tomorrit, në fshatin Kapinovë.

Mjeti që drejtohej nga shtetasi Dritan Muço, ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Sheshi i Danit”, në hyrje të fshatit Kapinovë.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur shoferi dhe 6 pasagjerët: Matilda Muço, Luan Muço, Drilon Muço, Desard Muço (familjarë të shoferit) dhe shtetasit Marko dhe Xhesika Sojati.

Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku 5 prej tyre, pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar, ndërkohë që drejtuesi i mjetit, i cili ka pësuar dëmtime në sy, dhe bashkëshortja e tij, Matilda Muço, e cila ka pësuar dëmtime të rënda, janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, që kryen edhe veprimet hetimore. Sipas policisë, shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë një defekt në mjet dhe, gjatë ngjitjes drejt Tomorrit, mjetit nuk i mbajtën frenat dhe rrëshqiti. Të njëjtat burime konfirmojnë se, pas testit të alkoolit, rezultoi se drejtuesi i mjetit nuk kishte konsumuar alkool.

Artikujt e fundit

U kapën me pistoleta dhe silenciator në Sarandë/ Jepen masat e sigurisë për 5 të arrestuarit, 2 prej tyre lihen në burg

Është zhvilluar pas mesditës së sotme seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj...

“Jam e persekutuar politike, më rrezikohet jeta”/ Lihet në burg 32-vjeçarja turke, e dënuar për lidhje me organizatë terroriste

Aktivistja Julide Yazici, 32 vjeç, e cila rezultoi e kërkuar nga Ankaraja për protestat...

Tezja dhe nipi gjenden të vdekur në një apartament në Napoli, mister rrethanat e ngjarjes

Dy persona janë gjetur të pajetë në një apartament në Portici, në provincën e...

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje minimale pas vendimit të Kushtetueses

Në limitin e afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese dhe kur Kuvendi ka nisur...

Më shumë