BallinaVendiKronikëAksident me 2 të vdekur në aksin Rrëshen–Milot, plagosen 5 të tjerë

Aksident me 2 të vdekur në aksin Rrëshen–Milot, plagosen 5 të tjerë

Publikuar më

spot_img

Një aksident i rëndë me dy viktima ka ndodhur në rrugën e Kombit, segmenti Milot-Rrëshen, në afërsi të fshatit Rubik, pas përplasjes së dy automjeteve.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i njërit prej automjeteve dhe pasagjeri në mjetin tjetër, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë 5 të tjerë.

Mësohet se 5 të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot, automjeti me drejtues shtetasin N. P., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 30 vjeç.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi N. P., si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç (babai i shtetasit D. P.)

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D. P., si dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore“, njofton policia.

Artikujt e fundit

Prapaskenat/ Çfarë e detyroi Spiropalin të sulmonte hapur Partinë Socialiste?

Që prej largimit të saj si ministre e Jashtme, Elisa Spiropali ka nisur një...

Rrëzohet përjashtimi i deputetëve të PD nga Kuvendi

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur sot shfuqizimin e masave disiplinore...

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet plotësisht, por bllokada detare ndaj Iranit mbetet

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar përmes platformës Truth Social, duke deklaruar se Ngushtica...

Veliaj padit në Prokurorinë e Tiranës: Procedimi ndaj meje u nis me identitet të rremë “Nesti Angoni” dhe “Nasta Pëllumbi”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës me...

Më shumë