BallinaUncategorizedAksidenti tragjik në Thumanë-Fushë Krujë/ Viktima, “Mjeshtri i Madh” i Ansamblit Mirdita,...

Aksidenti tragjik në Thumanë-Fushë Krujë/ Viktima, “Mjeshtri i Madh” i Ansamblit Mirdita, Paulin Filopati

Publikuar më

spot_imgspot_img

65-vjeçari Paulin Filopati, është viktima e aksidentit automobilistik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, që ndodhi këtë të shtunë.

Ai ishte një emër i njohur i artit dhe traditës folklorike mirditore. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka shkaktuar dhimbje te familjarët, miqtë dhe komuniteti artistik, ku Filopati ishte vlerësuar për kontributin e tij ndër vite në ruajtjen dhe promovimin e muzikës e folklorit tradicional.

Ai ishte pjesë e Grupit të Burrave të Ansamblit Mirdita, me titullin “Mjeshtër i Madh”, si dhe artist i Grupit Kthella.

Paulin Filopati ishte gjithashtu njëri prej tre vëllezërve Filopati, së bashku me Gjovalinin dhe Pashkun, të cilët janë të njohur për kontributin e tyre në muzikën dhe traditën popullore mirditore.

Kujtimi i Paulin Filopatit do të mbetet i lidhur me këngën, muzikën dhe trashëgiminë folklorike të Mirditës.

“Na le dhimbje mbi trup e shpirt, artisti ynë i dashur, shpirtbardhë dhe i qeshur, Paulin Filopati!… Pas një aksidenti tragjik, ka gjetur vdekjen Paulin Filopati nga Kodër Rrësheni.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin e vjetër Fushë-Krujë-Thumanë. Në momentin e aksidentit, pranë tij ndodhej edhe bashkëshortja, e cila fatmirësisht nuk është lënduar.

Është një humbje e rëndë për familjen, të afërmit dhe gjithë komunitetin e artistëve të Mirditës. Familja bën me dije se ceremonia mortore bëhet te Katedralja e Rrëshenit. Varrimi ditën e hënë, më datë 16 nëntor 2026, ora 12:00, te varrezat e Kodër Rrëshenit”, njofton miku i tij Gjergj Marku.

spot_img

Artikujt e fundit

Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja

Besmir Beja është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave. Beja ishte emëruar...

Belinda Balluku publikon FOTO nga Asambleja: Më 9 maj do të fitojmë një tjetër betejë nën vizionin e Ramës

Deputetja socialiste Belinda Balluku ka publikuar në rrjetet sociale disa foto nga Asambleja Kombëtare...

Kryeminsitri Rama ndan foto nga Asambleja: 9 maji 2027 do të jetë dita e Europës dhe e PS-së, s’ka nevojë të shkojmë deri në...

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook fotografi nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të...

7 orë në gjykatë, merret VENDIMI për drejtorin e Spitalit të Fierit dhe dy të tjerë

Pas rreth 7 orësh seancë maratonë në Gjykatën e Fierit, është vendosur masa e...

Më shumë