BallinaVendiAktualitetBelinda Balluku publikon FOTO nga Asambleja: Më 9 maj do të fitojmë...

Belinda Balluku publikon FOTO nga Asambleja: Më 9 maj do të fitojmë një tjetër betejë nën vizionin e Ramës

Publikuar më

spot_imgspot_img

Deputetja socialiste Belinda Balluku ka publikuar në rrjetet sociale disa foto nga Asambleja Kombëtare që u zhvillua këtë të shtunë. Përmes një postimi në Instagram, Balluku e cilëson PS-në si një familje të madhe, e ndërtuar mbi vlerat, bindjet dhe një vizion të qartë politik.

Ajo thekson se, pavarësisht diversitetit të mendimeve, besimi dhe përgjegjësia e përbashkët janë elementët që bashkojnë strukturat e partisë. Po ashtu në postim, deputetja ndalet edhe te sfida e 9 majit, duke shprehur bindjen se Partia Socialiste do të arrijë një tjetër fitore nën drejtimin dhe vizionin e kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë:

Partia Socialiste është një familje e madhe, e ndërtuar mbi vlera, bindje dhe një vizion të qartë politik.

Diversiteti i mendimeve është pjesë e natyrshme e familjes tonë, por ajo që na bashkon është më e rëndësishme: besimi, përgjegjësia dhe angazhimi për të ecur përpara së bashku.

Suksesi ynë qëndron te uniteti, disiplina dhe mbi të gjitha, organizimi kapilar i strukturave tona.

Më 9 Maj, në Ditën e Europës, me përkushtim, energji dhe përgjegjësi të përbashkët, do të fitojmë një tjetër betejë, nën vizionin e Edi Ramës, sepse forca e një familjeje politike qëndron edhe te aftësia e saj transformuese.

spot_img
Buriminewsbomb

Artikujt e fundit

Kryeminsitri Rama ndan foto nga Asambleja: 9 maji 2027 do të jetë dita e Europës dhe e PS-së, s’ka nevojë të shkojmë deri në...

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook fotografi nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të...

7 orë në gjykatë, merret VENDIMI për drejtorin e Spitalit të Fierit dhe dy të tjerë

Pas rreth 7 orësh seancë maratonë në Gjykatën e Fierit, është vendosur masa e...

Turistët thyejnë statujën e Jezu Krishtit në mes të rrugës në Lituani, kamerat e sigurisë filmojnë çdo gjë, autori largohet i qeshur pas veprimit

Një incident i pazakontë dhe skandaloz është regjistruar në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, ku...

“Votat e mia nuk i kam përdorur kurrë për pazare personale”, Erion Braçe mohon negociatat me Ramën për t’u bërë ministër: Nuk më interesojnë...

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar përmes një videoje, duke mohuar raportimet...

Më shumë