BallinaVendiPolitikë“Akt tradhtie ndaj demokratëve”/ PD iku nga Kuvendi kur mbërriti kryeministri, ‘shpërthen’...

“Akt tradhtie ndaj demokratëve”/ PD iku nga Kuvendi kur mbërriti kryeministri, ‘shpërthen’ Salianji: Berisha po bashkëqeveris me Ramën

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ish-deputeti Ervin Salianji ka akuzuar kryetarin e PD, Sali Berisha lidhur me vendimin e opozitës për të braktisur punimet e Kuvendit në momentin kur në sallë po mbërrite kryeministri Edi Rama.

Sipas Salianjit, ky veprim dëmton rolin e opozitës dhe e largon atë nga përballja institucionale me qeverinë në një moment të rëndësishëm politik.

Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji shprehet se lëvizja e Berishës është rrjedhojë e asaj që ai e quan bashkëqeverisje mes kreut të PD dhe kryeministrit Edi Rama.

“Nuk është rastësi që gjithnjë e më shumë demokratë dhe qytetarë kërkojnë largimin e tij, duke e konsideruar pjesë të së njëjtës bashkëqeverisje me Edi Ramën. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin e kërkon Ramën me gjasme çdo ditë kur Rama mungon e ndërkohë që ai vjen në parlament, Berisha e braktis me një teatër që tani e kanë kuptuar të gjithë!”, shprehet Salianji.

Reagimi i Salianjit

Sali Berisha kreu sot një tjetër akt tradhtie ndaj demokratëve dhe opozitarëve. Nuk është rastësi që gjithnjë e më shumë demokratë dhe qytetarë kërkojnë largimin e tij, duke e konsideruar pjesë të së njëjtës bashkëqeverisje me Edi Ramën. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin e kërkon Ramën me gjasme çdo ditë kur Rama mungon e ndërkohë që ai vjen në parlament, Berisha e braktis me një teatër që tani e kanë kuptuar të gjithë!
Në një moment kur qytetarët janë ngritur në këmbë kundër qeverisë dhe Shqipëria pret një përballje të fortë parlamentare me Ramën, Berisha zgjedh të bëjë teatër politik paradite, vetëm për t’i hapur rrugë dhe për të mos e vënë në vështirësi kryeministrin gjatë paraqitjes së tij në seancë.
Regjimi Rama–Berisha po i merr frymën demokracisë, po asgjëson opozitën reale dhe po bashkëqeveris në dëm të interesit publik. Shqiptarët meritojnë një alternativë të vërtetë, jo një konflikt të inskenuar që në fund i shërben mbajtjes së të njëjtit sistem në pushtet

spot_img
BurimiBalkaNweb

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë