BallinaVendiKronikëAMP godet një tjetër bazë të dyshuar të basteve të paligjshme pranë...

AMP godet një tjetër bazë të dyshuar të basteve të paligjshme pranë Fushë-Krujës, sekuestrohen kompjuterë dhe serverë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka goditur një aktivitet të dyshuar të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit dhe basteve sportive, në kuadër të operacionit të koduar “Basti i Fundit”.

Bazuar në informacionet e siguruara nga strukturat e Inteligjencës Operative, AMP ushtroi kontroll në ambientet e një bar-kafeje në pronësi të shtetasit me iniciale A.S., në zonën e njohur si “Tregu Fshatar”, pranë Fushë-Krujës.

Gjatë kontrollit, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

  • 4 pajisje kompjuterike të dyshuara se përdoreshin për lojëra të fatit të paligjshme;
  • 4 monitorë;
  • pajisje serverike dhe elemente të tjera teknologjike që dyshohet se shërbenin për organizimin e basteve sportive të paligjshme.

AMP bën me dije se hetimet po vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit, identifikimin e personave të përfshirë, si dhe verifikimin e çdo rasti të mundshëm favorizimi, mosveprimi apo përfshirjeje nga punonjës të Policisë së Shtetit ose subjekte të tjera që janë në fushën e mbikëqyrjes së Agjencisë.

Sipas AMP-së, operacioni synon vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të çdo personi të përfshirë në këtë veprimtari të dyshuar të paligjshme.

Artikujt e fundit

“Po i testoja, ne kemi qenë gjithmonë pranë tyre”/ Trump nuk i kursen kritikat për vendet e NATO-s: Nuk do vija fare nëse samiti...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar sërish vendet anëtare të NATO-s...

“Prej ditësh po përballem me ushtrinë e patronazhistëve”, deputetja që u largua nga PS: E kam të lehtë ta lë mandatin, por…

Deputetja Marjana Koçeku, e cila u largua nga Partia Socialiste disa javë më parë...

Sulmi vandal ndaj komisariatit numër 3, identifikohen 12 personat e përfshirë, një i arrestuar dhe katër në kërkim

12 personat e përfshirë në sulmit vandal në komisariatin numër 3 në Tiranë gjatë...

Trump mbërrin në Ankara për samitin e NATO-s, pritet nga Erdogan dhe përshëndet ushtarët turq me “Merhaba asker!”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pak ma herët ka arritur në Ankara ku edhe...

Më shumë