BallinaVendiPolitikëApeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut për heqjen e masës...

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut për heqjen e masës së sigurisë “pezullim nga detyra”

Publikuar më

spot_img

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Belinda Ballukut për shuarjen e masës së sigurisë “pezullim nga detyra”.

Balluku e ankimoi masën e sigurisë, pasi sipas avokatëve të saj, kjo masë nuk është më në fuqi, pasi Balluku nuk mban më funksionin e ministres apo zv.kryeministres.

Belinda Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur, në 31 tetor 2025 dhe akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “shkeljen e barazisë në tendera e ankande publikë” e kryer në bashkëpunim, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë dhe të Unazës së Madhe. Këto dy afera i kanë kushtuar buxhetit të shtetit qindra miliona euro.

Ndërkohë, SPAK ka nisur edhe një hetim pasuror ndaj ish-zv.kryeministres. SPAK ka adresuar disa shkresa në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri për të kërkuar informacione mbi pasurinë e Ballukut, ndërkohë që kanë kërkuar të dhëna edhe në ILDKPI dhe disa institucione të tjera. Gjithashtu një hetim ka nisur edhe për kompanitë që kanë bashkëpunuar me ish-ministren.

Prokuroria e Posaçme kërkoi në Kuvend lejen për arrestimin e Ballukut, por mazhoranca me forcën e kartonit nuk pranoi, duke u bërë mburojë për ish-ministren.

Ky vendim ka ndikuar edhe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, pasi shumë vende janë bërë skeptike në lidhje me vendin tonë, për shkak të pengimit që i bëhet drejtësisë nga pushteti.

BurimiDitar

Artikujt e fundit

PS mbledh Grupin Parlamentar, i pranishëm edhe Rama

Partia Socialiste ka mbledhur paraditen e sotme Grupin Parlamentar, ku në fokus të diskutimeve...

Shqipëria, nyja lidhëse e trafikut të armëve në Ballkan

Në më pak se një javë, mes 10 dhe 17 marsit, Policia e Tiranës...

Sulmi ajror iranian në bazën ushtarake të Kuvajtit, pesëmbëdhjetë amerikanë u plagosën

Agjencia amerikane e lajmeve CBS raportoi se “15 amerikanë” u plagosën në një sulm...

Përndiqte 42-vjeçaren, arrestohet një person në Borsh/ Nis hetimi edhe për bashkëshortin e saj, u konfliktua fizikisht me autorin

Njoftimi i policisë Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë...

Më shumë