BallinaVendiPolitikëPS mbledh Grupin Parlamentar, i pranishëm edhe Rama

PS mbledh Grupin Parlamentar, i pranishëm edhe Rama

Publikuar më

spot_imgspot_img

Partia Socialiste ka mbledhur paraditen e sotme Grupin Parlamentar, ku në fokus të diskutimeve do të jetë punë në terren me qytetarët, në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”.

I pranishëm në këtë mbledhje është edhe kryeministri Rama, i cili në mbledhjen e kaluar u la porosi deputetëve dhe ministrave që të jenë më afër me qytetarët.

Ndërkohë, pritet me interes nëse Grupi Parlamentar i PS-së do të marrë ndonjë masë për Elisa Spiropalin, e cila ka dalë hapur kundër asaj që po ndodh brenda Partisë Socialiste.

Në reagimin e parë pas debateve me Ramën, Spiropali tha se ajo që po ndodh brenda PS-së është  shfaqje e një modeli që po zgjerohet me një normalitet të heshtur, ku arroganca dhe abuzimi nuk paraqiten më si devijime, por si forma të pranueshme shoqërore.

Sipas saj, ky model nuk imponon vetëm vendime, por ndërton një kulturë ku bindja konsiderohet virtyt dhe përshtatja shpërblehet më shumë se merita, duke e zhvendosur gradualisht politikën nga një hapësirë e konkurrencës së ideve në një strukturë të mbyllur ku rëndësi ka sa përshtatesh, jo sa vlen.

“Ajo që po ndodh nuk është thjesht një çështje personale, por një shfaqje e një modeli që po zgjerohet me një normalitet të heshtur, ku arroganca dhe abuzimi nuk paraqiten më si devijime, por si forma të pranueshme shoqërore.

Ky model nuk imponon vetëm vendime, por ndërton një kulturë ku bindja konsiderohet virtyt dhe përshtatja shpërblehet më shumë se merita, duke e zhvendosur gradualisht politikën nga një hapësirë e konkurrencës së ideve në një strukturë të mbyllur ku rëndësi ka sa përshtatesh, jo sa vlen”, shkruante Spiropali ndër të tjera.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë