BallinaRajoni & BotaArtemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s’i ka parë...

Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s’i ka parë kurrë asnjë njeri

Publikuar më

spot_img

Astronautët e misionit Artemis II të NASA-s e përmbyllën me një rekord historik misionin e tyre drejt Hënës duke udhëtuar më larg nga Toka se çdokush tjetër, e tashmë kanë nisur kthimin.

Anija kozmike Orion arriti një distancë maksimale prej rreth mbi 400 mijë kilometrash nga planeti ynë, duke tejkaluar kështu rekordin e Apollo 13 të vitit 1970.

Gjatë misionit, katër astronautët- Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe kanadezi Jeremy Hansen-vëzhguan anën e largët të Hënës dhe dëshmuan një eklips diellor të dukshëm vetëm nga hapësira.

Orion gjithashtu realizoi afrimin më të afërt me Hënën, duke kaluar vetëm 4.067 milje (6.545 kilometra) mbi sipërfaqe përpara se të fillonte trajektoren e kthimit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, foli drejtpërdrejt me ekuipazhin, duke lavdëruar misionin dhe planet për eksplorime të mëtejshme.

“Njerëzit nuk kanë qenë atje prej një kohe të gjatë… por kjo do të bëhet gjithnjë e më i përhapur sepse do të realizojmë shumë udhëtime. Në fund, astronautët do të bëjnë udhëtimin e madh për në Mars. Misioni juaj hap rrugën për kthimin e Amerikës në sipërfaqen hënore shumë shpejt”, tha Trump.

Komandanti Reid Wiseman e cilësoi mesazhin e Trumpit si “shumë të veçantë për të gjithë ata”.

“Ne pamë gjëra që asnjë njeri nuk i ka parë ndonjëherë, madje as ekuipazhi i Apollo-s, dhe kjo ishte e mahnitshme”, u shpreh ai, teksa përshkroi momentin kur ekuipazhi prej katër anëtarësh dëshmoi nga hapësira eklipsin diellor, ndërsa iu referua gjasave për aventurave të ardhshme drejt Marsit.

Artikujt e fundit

Thyhet armëpushimi!Iran kërcënon: Çdo anije që pëpiqet të kaloje do të shkatërrohet

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm pasi Iran ka shpallur masa të...

VIDEO/ Lindja e Mesme nuk gjen qetësi, Izraeli kryen të paktën 100 sulme në 10 minuta në Liban

Ushtria e Izraelit ka njoftuar se ka goditur mbi 100 objektiva që i cilëson...

SPAK kontrolle në burgun e Durrësit për celularë, në ‘sitë’ qelia e Veliajt dhe e Beqajt

SPAK ka kryer kontrolle në burgun e Durrësit,  pas dyshimeve për përdorimin e telefonave...

Ulet çmimi i naftës! Vendimi i ri i Bordi i Transparencës, benzina mbetet e pandryshuar

Një lajm disi pozitiv për drejtuesit e mjeteve në vend: Bordi i Transparencës ka...

Më shumë