BallinaUncategorized“Askujt nuk duhet t’i vijë keq që fjala Tiranë vjen nga fjala...

“Askujt nuk duhet t’i vijë keq që fjala Tiranë vjen nga fjala tiran”/ Ben Blushi zbulon misterin e emrit të kryeqytetit: Mijëra vite më parë…

Publikuar më

spot_imgspot_img

Nga Ben Blushi

Një nga enigmat më të mëdha të Tiranës është origjina e emrit të qytetit.
Pra cdo të thotë Tiranë?
Kush e tha i pari këtë fjalë?
Në cilin vit?
Pse u përdor ky emër dhe jo një tjetër?
Versionet që kanë qarkulluar janë pesë dhe po i përmbledh.
Disa thonë se emri Tiranë vjen nga një kala, disa thonë se vjen nga një prodhues vere, disa besojnë se vjen nga fjala djathë, disa nga thurrja e një triko leshi dhe disa të tjerë se vjen nga Teherani, kryeqyteti i sotshem i Iranit.
Me pak fjalë Tirana u themelua në vitin 1614 si një lloj Teherani i Ri, apo New Teheran, njê Teheran Evropian.
Por sipas meje emri nuk vjen as nga një copë djathë, as nga një triko leshi, as nga prodhuesi i dehur i verës, as nga kalaja e Turjanit dhe as nga Teherani.
Unë besoj se emri i Tiranës vjen nga fjala tiran që është fjala pellazge, tyrannos, e cila pershkruan një njeri që rrëzon mbretërit dhe qeveris në emër të popullit.
Në fillim tyrannosët apo tiranët ishin demokratë, popullorë por me kalimin e kohës u bënë të egër dhe gjakatarë.
Askujt nuk duhet ti vijë keq që fjala Tiranë vjen nga fjala tiran.
Për të kuptuar argumentat që më kanë shtyrë të besoj se tirani i parë ka jetuar disa mijëra vjet më parë në zonën e Tiranës së sotshme duke i dhënë qytetit tonë emrin e vet, lexoni romanin tim Historitë e Cmendura të Tiranës që është në cdo librari.
Lexim të mbarë.

spot_img

Artikujt e fundit

Njëri në kërkim nga Turqia për mashtrim, tjetri i dënuar për “vjedhje me dhunë”, dy të arrestuar në Rinas

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga Policia Kufitare në Rinas, gjatë...

“Betejën ta bëjë vetë”, Balla për Veliajn: Mos të fshihet pas grushtit dhe trëndafilit socialist, e kam mik por…

Kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla ka komentuar situatën e kryebashkiakut të...

Kërkojnë uljen e kostove dhe kufizimin e licencave, taksistët dalin në protestë

Shoferët e taksive kanë protestuar këtë të mërkurë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë,...

Humbje e madhe për baletin shqiptar: Gjendet i pajetë në Regensburg koreografi 37-vjeçar Leander Veizi

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga...

Më shumë