BallinaUncategorized“Askush dhe asgjë nuk do më ndalë”, Rama u përgjigjet kundërshtarëve: Kujtojnë...

“Askush dhe asgjë nuk do më ndalë”, Rama u përgjigjet kundërshtarëve: Kujtojnë se kanë ‘bombën çudibërëse’ që do më hedhë përtokë, hidheni…

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur Reformën në Drejtësi dhe mënyrën se si po zhvillohet lufta kundër korrupsionit në Shqipëri, duke e cilësuar procesin si një ndryshim të thellë dhe të pakthyeshëm.

Në adresimin e tij, Rama iu përgjigj kritikave politike ndaj qeverisë dhe SPAK-ut, ndërsa deklaroi se sistemi i drejtësisë po kalon një proces “vetëpastrimi” dhe se Shqipëria nuk do të kthehet pas në këtë drejtim.

Fjala e Ramës

Dhe padyshim, nuk e solli pavarësinë e drejtësisë PeDeja, sorrat, korbat e dështakzemërakët, që sot bërtasin “Korrupsion – Korrupsion – Korrupsion, na mbyti korrupsioni” dhe e shikojnë SPAK-un si armën e vetme fatale kundër meje, që i kam mundur e mundur në çdo zgjedhje, e që i mund në këto betejat e shpifura të arenës politike dhe mediatike te akuzave e të shpifjeve, sa herë u gënjen mendja se më zunë ngushtë e ma bënë gropën.

Po natyrisht, nuk është mundja e tyre që ma prish gjumin dhe asfare nuk është gjelfryrja e pulëkakarisja e tyre e rastit, arsyeja e këtij adresimi të posaçëm.

Ky adresim lidhet me çka po ndodh me korrupsionin e me drejtësinë, e cila është një prej rezultateve historike të misionit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

Korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik është se ai sot përballet me një tjetër sistem, ku janë formësuar e po zhvillohen organe që hetojnë, akuzojnë, gjykojnë dhe konfiskojnë në liri e pavaresi të plotë.

Deri dje korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi po e lufton korrupsionin dhe ky është një ndryshim epokal që ka nisur.

Vetëpastrimi i sistemit në këtë fazë ende në formësim të shtetit të ri europian të Shqipërisë është i zhurmshëm. Madje është nganjëherë edhe i pistë dhe shpeshherë po shumë i dhimbshëm.

Ai prek e lëndon edhe individë të pafajshëm, ashtu sikundër keqtrajton e dehumanizon këdo edhe të fajshmit.

Por vetëpastrimi i sistemit është një zhvillim i shumëpritur në organizmin e shtetit, pas një agonie tejet të gjatë sa historia e shtetit shqiptar.

Organizmi i shtetit po fiton imunitet nga sëmundjet e vjetra, e kur kjo fazë e zhurmshme, e pistë dhe e dhimbshme të ketë kaluar; kur emrat, sekretet, jargët, shkrofëtimat e piskamat e tezgave mediatike të jenë fashitur; kur tymrat e pasqyrave digjitale të jenë shpërndarë e pluhurat e kantierit të Reformës në Drejtësi të jenë tretur, atëherë të gjithë do ta shohin se këto zhvillime, janë pjesë jetike e ndryshimit rrënjësor pa kthim ku po ecën sot Shqipëria.

Sot unë jam kthyer në Shqipëri, po Shqipëria nuk kthehet pas.

Askush dhe asgjë nuk do ta ndalë, nuk do të na ndalë, nuk do të më ndalë.

spot_img

Artikujt e fundit

Rama: Nuk ka bir nëne të ketë një provë që ju kam marrë një qindarkë

Kryeministri i vendit, Edi Rama, mohoi akuzat kundrejt tij për fuqizimin e korrupsionit në...

Rasti i Vlora Hysenit, kryeministri Rama: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar sot për zhvillimet e fundit pas arrestimit...

Berisha: Rama anulloi konferencën për shtyp

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaron se Edi Rama ka anulluar konferencën e paralajmëruar...

Më shumë

Rama: Nuk ka bir nëne të ketë një provë që ju kam marrë një qindarkë

Kryeministri i vendit, Edi Rama, mohoi akuzat kundrejt tij për fuqizimin e korrupsionit në...

Rasti i Vlora Hysenit, kryeministri Rama: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar sot për zhvillimet e fundit pas arrestimit...