BallinaVendiPolitikëRama: Nuk ka bir nëne të ketë një provë që ju kam...

Rama: Nuk ka bir nëne të ketë një provë që ju kam marrë një qindarkë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryeministri i vendit, Edi Rama, mohoi akuzat kundrejt tij për fuqizimin e korrupsionit në institucionet shtetërore me “bekimin” dhe pjesëmarrjen e tij.

Rama tha se nuk ka kryer kurrë veprën penale të korrupsionit gjatë mandateve në krye të Bashkisë Tiranë, apo prej më shumë se 13 vitesh si kryeministër i vendit.

Shefi i ekzekutivit tha se çdo investitor që ka përfituar mundësi investimi apo zhvillimi të pronës nga firma e tij, e ka përfituar plotësisht konform ligjit.

“Nuk ka një provë të vetme që një bir nëne ta ketë një qindarkë të tijën në xhepin tim apo në të ardhurat e familjes tonë apo në këmbim të një firme të vetme të hedhur nga unë si kryebashkiak apo si kryeministër, nuk ka ndodhur kurrë, sepse nuk ka lindur ende ai lloj fenomeni. Nuk jam engjëll apo i pagabueshëm, po fajin që në mënyrë bastardë nuk kam bërë kurrë, të trajtoj për para apo për prona pushtetin që shqiptarëve u kam kërkuar për të ndryshuar Tiranën apo Shqipërinë. Kush ka përfituar të drejta kushtetuese të zhvillimit të pronës apo investime dhe falë firmës time, e di shumë mirë se çfarë flas, e di shumë që pushteti im nuk është përdorur kurrë për favore të errëta apo dhurata të paligjshme. Jam për të lënë emrin, jo për të mbushur xhepin, jam për të bërë histori, jo për të bërë pasuri, jam për të transformuar Shqipërinë dhe jo për të deformuar vetveten”, tha Rama.

spot_img

Artikujt e fundit

Rasti i Vlora Hysenit, kryeministri Rama: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar sot për zhvillimet e fundit pas arrestimit...

Berisha: Rama anulloi konferencën për shtyp

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaron se Edi Rama ka anulluar konferencën e paralajmëruar...

Noka publikon denoncimin: “Ergys Agasi me zyrë pritjeje në burg, kokë më kokë me drejtorin e përgjithshëm,Adriatik Kupi”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka publikuar në rrjetet sociale një...

Më shumë

Rasti i Vlora Hysenit, kryeministri Rama: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar sot për zhvillimet e fundit pas arrestimit...

Berisha: Rama anulloi konferencën për shtyp

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaron se Edi Rama ka anulluar konferencën e paralajmëruar...