BallinaVendiPolitikë“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama reagon pas lajmeve në rrjetet sociale:...

“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama reagon pas lajmeve në rrjetet sociale: Projekt i sajuar me Chat GPT, ai gji është shpallur monument natyre

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë diel me një video, ku përgënjeshtron lajmet e publikuara në rrjetet sociale në lidhje me ekzistimin e një projekti dhe planin për ta zbatuar atë në Gjirin e Porto Palermos.

Një lajm të tillë e pati publikuar gazetari Klevin Muka, teksa Rama shprehet se vetë është angazhuar personalisht që në atë zonë të mos ketë asnjë ndërtim, duke e shpallur monument të natyrës.

“Këtu nuk kemi të bëjmë me një interpretim të mbrapshtë të këtij masterplani që mund të jetë real. Ka masterplane që mund të jenë reale në librin “Albanian Files” të cilat inkuizicioni i dështak-zemërakëve të kores së zezë të protestës, e ka kthyer në një akt-akuzë për mua.

Dhjetë prej arkitektëve të huaj janë nderuar me Nobel-in e arkitekturës. Këtu nderohen me një akt-akuzë. Janë masterplane të porositura nga subjekte private në troje privatë, që arkitektët kanë zgjedhur t’i vendosin në dosjen e tyre në libër në liri të plotë dhe disa prej tyre janë masterplane të papranuara nga Këshilli i Mbrojtjes së Territorit, provë që Këshilli nuk është fasadë, por institucion serioz.

Megjithatë, inkuizicioni i përdor këto si prova të aktakuzës për tradhtinë time kombëtare, shitjen e atdheut nga unë, gjithë të zezat që dështak-zemërakët m’i faturojnë mua, sepse duan të ngushëllojnë veten për falimentimin e tyre në mediokritet. Por ky agjitator i algoritmit, e ka bërë vetë me Chat GPT.

Kjo është fytyra e dezinformatorëve të paguar të opinionit publik, që e kanë humbur që të rinj pigmentin e zverdhjes dhe të skuqjes dhe që paguajnë urdhrat e kujtdo që i paguan mbi dhe nën dorë.

 Ironia në këtë rast, që e zgjodha pasi kemi kthyer disa leje në atë zonë, është bërë edhe një batërdi me tituj pronësie të dhënë kuturu në kohën e copëtimit të madh të pronës në Shqipëri. Unë i kam kërkuar qeverisë të kërkojë mbrojtjen e komplet gjirit të Porto Palermos nga ndërtimet.

E kemi shpallur atë gji, monument të natyrës. Po mbyllim edhe projektin e muzeut të luftës së ftohtës dhe rehabilitimin për qëllime turistike të repartit bashkëngjitur. Jetojmë në kohë të vështirë për të vërtetën, por ky nuk është justifikim, por dhimbje për njerëz të sinqertë që helmohen në kanalet e dezinformimit”, tha Rama mes të tjerash.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...