BallinaUncategorizedAtentati ndaj Edmond Sulës, zbardhen detaje, dyshohet se vrasja mund të jetë...

Atentati ndaj Edmond Sulës, zbardhen detaje, dyshohet se vrasja mund të jetë e porositur

Publikuar më

spot_imgspot_img

50-vjeçari Edmond Sula dyshohet se është vrarë me sniper nga një distancë prej më shumë se 70 metrash.

Ky është konkluzioni i grupit hetimor të ngritur nga Policia e Tiranës, e cila rindërtoi skenën e krimit. Autorët ishin pozicionuar në një zonë me bimësi përballë banesës, ku dyshohet se kanë pritur objektivin derisa ka mbërritur dhe më pas e kanë qëlluar vetëm me një plumb që ka rezultuar fatal.

Nisur nga teknika e përdorur, blutë besojnë se mund të jemi përballë një vrasjeje të porositur.

Duke qenë se provat në vendngjarje kanë qenë të pakta, policia po hulumton mbi aktivitetin e Edmond Ali Sulës për të zbuluar konfliktet e mundshme që mund ta çojnë tek autorët.

Rezulton se Edmond Sula merrej me shitblerje tokash në zonë, biznes i cili herë pas here i krijonte mosmarrëveshje, të cilat janë referuar edhe nga familjarët. Po ashtu, edhe me banorët e zonës ka pasur konflikte, por që sipas policisë nuk janë një pistë e fortë.

Sula rezulton të jetë proceduar 28 herë nga policia për vepra të ndryshme penale, ndërsa në gusht të vitit 2019 është arrestuar nga policia për moskallëzim krimi, pasi rezultonte se kishte dijeni për vrasjen e 26-vjeçarit Indrit Çela, teksa po montonte kondicionerët në ndërtesën e vëllezërve Griseldo dhe Albano Kusi.

Përgjigje, po ashtu, policia po kërkon edhe nga Interpoli, pasi dyshohet se viktima mund të jetë i përfshirë në trafikun e drogës.

Një tjetër drejtim ku po kryhen verifikime janë edhe lidhjet shoqërore të 50-vjeçarit, i cili rezulton se ka pasur kontakte me persona me precedent të theksuar kriminal dhe grupe kriminale në zonë.

Artikujt e fundit

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit në Klos

Është gjetur trupi i pajetë i 33-vjeçarit Erkin Lika, i cili humbi jetën pasi...

Policia e Vlorës zbardh 94.5% të veprave penale në qershor: 240 raste të zgjidhura dhe 65 arrestime

Policia e Vlorës ka publikuar bilancin e punës për muajin qershor 2026, duke bërë...

Tjetërsimi i pronave në Durrës/ Gjykata konfirmon masat e sigurisë për të dyshuarit, katër persona ende në kërkim

Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masat e sigurisë të vendosura më herët...

“Refuzova tre herë kërkesën për arrestimin e gjyshit të Edi Ramës”, Qemal Lame: Ish-shoferin e Zogut e donin në burg se fliste mirë për...

Në Shqipërinë komuniste gjithçka ishte e përqendruar tek mendimi se çdo i deklasuar politik...

Më shumë