BallinaVendiAktualitetBanorët e Selenicës protestë kundër Reformës Teritoriale, dorëzojnë firmat e mbledhura për...

Banorët e Selenicës protestë kundër Reformës Teritoriale, dorëzojnë firmat e mbledhura për peticionin kundër shkrirjes së bashkisë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ka nisur mbrëmjen e kësaj të diele protesta kundër shkrirjes së Bashkisë së Selenicës.

Qindra qytetarë, banorë të zonës dhe përfaqësues të komunitetit janë mbledhur te Monumenti i Drashovicës për të kundërshtuar çdo vendim që parashikon bashkimin apo shkrirjen e bashkisë në kuadër të reformës së re territoriale.

Me thirrje si “Selenica nuk mbyllet!” dhe “Larg duart nga Selenica!”, protestuesit kërkuan që Bashkia e Selenicës të vijojë të funksionojë si një njësi më vete, duke argumentuar se mbyllja e saj do të dëmtonte shërbimet për qytetarët dhe zhvillimin e zonës.

Në protestë morën pjesë edhe përfaqësues dhe anëtarë të Partisë Demokratike, të cilët shprehën mbështetjen për kërkesat e banorëve.

Sipas pjesëmarrësve, protesta kishte për qëllim mbrojtjen e identitetit, historisë dhe përfaqësimit të Selenicës, ndërsa theksuan se bashkia duhet të mbetet pranë qytetarëve dhe të vazhdojë të ofrojë shërbime për komunitetin.

Në përfundim të protestës, banorët e fshatrave të Bashkisë së Selenicës dorëzuan firmat e mbledhura për një peticion, përmes të cilit kërkojnë zyrtarisht që Selenica të mos përfshihet në procesin e shkrirjes dhe të ruajë statusin e saj si bashki.

Artikujt e fundit

Mbyllja e garës për prokuror të përgjithshëm, nis verifikimi i kandidaturave nga KLP. Ja katër emrat zyrtarë

Nga mbyllja e garës për prokuror të përgjithshëm gjatë ditës së kaluar, Këshilli i...

Të shtëna në një festë luksoze në jaht, dhjetëra policë zbarkojnë në Dhërmi

Disa të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në Dhërmi, duke...

Tragjike në plazhin e Pishporos pranë Fierit, 49-vjeçari pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në plazhin e Pishporos, në Fier,...

E vrau dhe më pas ia fshehu trupin në një valixhe/ Në pranga autori në Greqi, 26-vjeçari pranon krimin ndaj 38-vjeçares skoceze

Një 26-vjeçar është arrestuar nga autoritetet greke në lidhje me vdekjen e një gruaje...

Më shumë