BallinaVendiPolitikëBerisha në foltore, deputetët e tij e rrethojnë dhe përplasen me Peleshin,...

Berisha në foltore, deputetët e tij e rrethojnë dhe përplasen me Peleshin, kreu i PD: Të vijë Rama këtu

Publikuar më

spot_imgspot_img

Sali Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij sot në Kuvend se kryeministri Edi Rama duhet të vijë në seancë të japë dorëheqjen ose të pranojë të bëjë debat me mocion.

Ndërkohë, grupi i PD-së kërkoi ndryshime në rendin e ditës, të cilat u rrëzuan, çka solli revoltimin e deputetëve demokratë, të cilët u ngritën nga vendet dhe ‘rrethuan’ Berishën në foltore. Pasi Niko Peleshi i dha edhe 3 minuta kohë, situata u qetësua.

E ndërsa Berisha vijoi me kërkesat për të rrëzuar Ramën, këtë herë me mocion votëbesimi.

“Zoti kryetar, në procesverbal keni censuruar fjali të tëra për shkak të tmerrit që keni nga fjala ime. Por ato i kanë dëgjuar qytetarët dhe nuk është qëllimi pse e marr fjalën.

Qëllimi pse e marr fjalën është se gjithçka lexuat ju aty, nga e para tek e fundit, është një sfidë, është një karshillëk, është përçmim për protestën e qindra mijëra shqiptarëve, të cilët kanë një axhendë ndër më të drejtën që ka pasur ndonjëherë, axhendë që u mbështet fuqimisht nga Parlamenti Evropian dje.

Ky parlament nuk mund të trajtojë çështje tjetër përveç axhendës së qytetarëve në protestën më madhështore në historinë e këtij vendi. Ndaj dhe tërhiq rendin e ditës, t’i rikthehemi axhendës. Mendoj se ky është detyrimi absolut i këtij parlamenti, në mënyrë që të mos përfundojë edhe ky aty ku e meriton sa më shpejt”, tha ai.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë