BallinaVendiAktualitetBetonierja ra nga lartësia në autostradë, Drejtoria e Transporteve: 2 egjiptianët nuk...

Betonierja ra nga lartësia në autostradë, Drejtoria e Transporteve: 2 egjiptianët nuk kishin patentë të lëshuar nga ne

Publikuar më

spot_imgspot_img

Dy punonjësit egjiptianë,njëri prej të cilëve shofer dhe tjetri pasagjer, të cilët mbetën të vdekur nga përplasja e kamionit pompë betoni ku ishin me një autoveturë, pasditen e së mërkurës pranë Tegu-t nuk ishin te pajisur me leje drejtimi.

Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor sqaron se ata nuk ishin pajisur as me Dëshmi aftësie Profesionale për profilin “AUTOMAKINIST”.

Po ashtu punonjësit egjiptianë nuk kishin paraqitur dokument për njohjen e aftësive për autobetoniere.

“Në lidhje me lajmet me pajisjen me leje drejtimi dhe dokumentacion profesional të shtetasve egjiptianë Mohamed Lotf dhe Mohamed Ali, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), sqaron:

Pas verifikimeve të kryera në regjistrat elektronikë dhe bazat zyrtare të të dhënave të administruara nga DPSHTRR, rezulton se shtetasit Mohamed Lotf dhe Mohamed Ali nuk janë pajisur nga DPSHTRR me leje drejtimi shqiptare dhe nuk janë pajisur me Dëshmi Aftësie Profesionale (DAP) për profilin “AUTOMAKINIST”.

DAP “Automakinist” është dëshmia e kërkuar për drejtimin e automjeteve për përdorim të veçantë, ku përfshihen edhe autobetonierët. Sipas legjislacionit në fuqi, autobetonierët klasifikohen si automjete për përdorim të veçantë (APV) dhe drejtuesit e tyre duhet të jenë të pajisur me kategorinë përkatëse të lejes së drejtimit, si edhe me Dëshmi Aftësie Profesionale (DAP) të profilit “AUTOMAKINIST”.

Ndërkohë në përputhje me dispozitat e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, shtetasit e huaj mund të qarkullojnë dhe të drejtojnë mjete në territorin e Republikës së Shqipërisë me leje drejtimi të vlefshme të lëshuara nga autoritetet kompetente të shtetit të tyre (Neni 133) për periudhën e përcaktuar ligjërisht deri në një vit.

Për rrjedhojë, fakti që një shtetas i huaj drejton një mjet në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk nënkupton automatikisht se ai është pajisur me leje drejtimi shqiptare nga DPSHTRR.

Republika e Shqipërisë nuk ka marrëveshje dypalëshe reciprociteti me Republikën Arabe të Egjiptit për njohjen dhe konvertimin e lejeve të drejtimit, ndërsa Egjipti nuk figuron në listën e shteteve me të cilat Republika e Shqipërisë ka marrëveshje në fuqi për njohjen e ndërsjellë dhe konvertimin e lejeve të drejtimit.

Për rrjedhojë, pretendimet se shtetasit Mohamed Lotf dhe Mohamed Ali janë pajisur nga DPSHTRR me leje drejtimi shqiptare apo me Dëshmi Aftësie Profesionale (DAP) Automakinist nuk janë të vërteta.

DPSHTRR rithekson se është një institucion publik që ushtron veprimtarinë e tij mbi bazën e ligjit, transparencës, gjurmueshmërisë dhe barazisë përpara ligjit.

Çdo procedurë për pajisje me leje drejtimi, Dëshmi Aftësie Profesionale (DAP), Certifikatë Kompetence Profesionale (CKP) apo çdo dokument tjetër të transportit rrugor kryhet vetëm pas plotësimit të kërkesave të përcaktuara nga kuadri ligjor dhe nënligjor në fuqi.

DPSHTRR mbetet në dispozicion të organeve ligjzbatuese dhe autoriteteve kompetente për çdo verifikim apo informacion shtesë që mund të kërkohet në kuadër të hetimeve për ngjarjen në fjalë dhe fton mediat dhe opinionin publik t’u referohen fakteve zyrtare të verifikuara përpara publikimit të pretendimeve që cenojnë pa baza veprimtarinë institucionale“, shkruan DPSHTRR në njoftimin e saj.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...