BallinaVendiEkonomiBordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet nafta dhe benzina

Publikuar më

spot_imgspot_img

Bordi i Transparencës u mblodh ditën e sotme për të caktuar çmimet e reja të karburanteve, që kanë pasuar një ulje të lehtë. Nafta nga 208 lekë që shitej më parë, do të shitet dy lekë më pak.
Sa i përket benzinës, deri më sot shitej 185 lekë, ndërsa me vendimin e radhës pëson një ulje të lehtë me vetëm një lek.

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 184 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 172 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 ora  16.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Artikujt e fundit

“E shiti veten në burg”, Salianji i përgjigjet Berishës: Plaku i lumtur në azilin e Ramës, unë bëj burg, ti bën lekë

Ervin Salianji i është përgjigjur Sali Berishës, pasi ky i fundit tha se ai...

Tetë muaj hetime me metoda proaktive për goditjen e shpërndarëve të drogës, zbardhen detajet e operacionit “blic” në Elbasan

Ka përfunduar operacioni i antidrogës në Elbasan, i cili nisi prej mbrëmjes së djeshme. Ky...

Gjendet i pajetë një person në një prej kullave të vrojtimit në plazhin e vjetër të Vlorës, dyshimet e para

Një person është gjetur pa jetë në në një prej kullave të vrojtimit në...

U skualifikua nga gara për kreun e PD-së, reagon Mereme Sela: Do t’i drejtohem Gjykatës së Tiranës për pezullimin e procesit zgjedhor, SPAK-ut për...

Kandidatja në garën për kreun e Partisë Demokratike, Mereme Sela, ka reaguar pas skualifikimit...

Më shumë