BallinaVendiEkonomiBordi rrit çmimet e karburanteve! Nafta shitet 217 lekë/litri, benzina shkon në...

Bordi rrit çmimet e karburanteve! Nafta shitet 217 lekë/litri, benzina shkon në 193 lekë/litri

Publikuar më

spot_imgspot_img

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve. Nafta është rritur me 7 lekë/litër, duke shkuar në 217 nga 210 që ishte.

Benzina do të shitet me 193 lekë/litër, një rritje me 3 lekë. Çmimet e reja hyjnë në fuqi në orën 12:00.

Njoftimi i plotë:

Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e dytë.

Kështu Bordi i Transparencës në datë  8 Tetor 2026, vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 217 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 205 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 193 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 ora 12.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

spot_img

Artikujt e fundit

Nëna me foshnjën 4-muajshe në burg pas vendimit të GJKKO, avokatët thyejnë bojkotin. Gjoci del sot para GJKKO

Rasti i Greta Gjocit, nënës së një foshnjeje 4-muajshe, ka marrë një zhvillim të...

Berisha kërkon heqjen e masës “Detyrim Paraqitje”, Kushtetuesja e shqyrton sot

Sot në Gjykatën Kushtetuese shqyrtohet mbi bazë dokumentesh kërkesa e Sali Berishës i cili...

Refuzohet kërkesa e Igli Tares, Apeli lë në fuqi sekuestrimin e vilës së dytë që dyshohet se lidhet me Belinda Ballukun

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e vilës...

Votohet për ligjin e Reformës Territoriale, PS mbledh grupin parlamentar para seancës së sotme

Dita e sotme pritet të ketë zhvillime të rëndësishme politike, pasi në 10:00 do...

Më shumë