Kreu i SPAK, Klodian Braho, komentoi në Komisionin e Ligjeve hetimin që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke deklaruar se ekzistenca e çështjes lidhet me dyshimet për shkelje të ligjit.
Braho u shpreh se prokuroria ka vijuar hetimet edhe pas mospranimit të kërkesës së saj dhe se vendimmarrja përfundimtare do të mbështetet vetëm në ligj dhe provat e administruara.
“Nuk do të kishte çështje nëse nuk do të kishte shkelje të ligjeve. Sot nuk mund të paraprij një vendimmarrje për një çështje në hetim, por garantoj se ajo do të jetë e bazuar në ligj dhe në provat që siguron hetimi”, deklaroi ai.
“Mungesa e një mase e vështirëson një hetim dhe e dëmton, por ne jemi të detyruar t’i bindemi ligjit. Personalisht mendoj se nuk duhet të kishte fare imunitet“, u shpreh kreu i SPAK.


