BallinaVendiPolitikëDeklarata e ministrit Ferit Hoxha, Rama sqaron marrëveshjen për emigrantët: Do të...

Deklarata e ministrit Ferit Hoxha, Rama sqaron marrëveshjen për emigrantët: Do të mbetet në fuqi sa ta dëshirojë Italia

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryeministri Edi Rama dhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, kanë reaguar pas raportimeve mbi të ardhmen e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për qendrat e emigrantëve në Gjadër.

Debati nisi pas një interviste të ministrit Hoxha për median europiane Euractiv, ku u raportua se marrëveshja nuk do të rinovohej pas përfundimit të afatit 5-vjeçar në vitin 2029.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Hoxha sqaroi se deklarata e tij është keqinterpretuar dhe nxjerrë jashtë kontekstit. Ai shpjegoi se ishte pyetur nga një gazetar në Bruksel nëse protokolli me Italinë do të rinovohej pas periudhës fillestare pesëvjeçare.

Sipas kryediplomatit, përgjigjja e tij ishte: “Nuk jam i sigurt, duke supozuar se deri atëherë Shqipëria do të jetë një shtet anëtar i Bashkimit Europian dhe situata, për rrjedhojë, do të jetë ndryshe”.

Hoxha theksoi se kjo nuk përbën një vendim apo ndryshim të qëndrimit të qeverisë shqiptare, por “një reflektim të çastit, të shprehur me sinqeritet dhe spontanitet”.

“Shprehje të shkëputura nga konteksti shndërrohen shumë shpesh në narrativa që nuk pasqyrojnë as thelbin e diskutimit dhe as qëndrimin real të qeverive”, shkruan ministri.

Në mbështetje të deklaratës së Hoxhës ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili akuzoi median europiane për citim të pasaktë të ministrit të Jashtëm.

Rama ritheksoi se marrëveshja me Italinë për qendrat e emigrantëve do të vijojë të jetë në fuqi për aq kohë sa pala italiane do ta kërkojë këtë.

“Të gjithë gazetarëve nga Italia dhe jo vetëm, që po kontaktojnë lidhur me një citim të pasaktë të publikuar nga një media pas një interviste me ministrin e Jashtëm shqiptar: dua të ritheksoj, qartë dhe shpresoj njëherë e përgjithmonë, se Protokolli ynë me Italinë do të mbetet në fuqi, për aq kohë sa Italia ta dëshirojë këtë”, deklaroi Rama.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë