BallinaVendiEkonomiDetaje të reja nga vdekja e 60-vjeçarit në Zëmblak, vëllai: Vuante nga...

Detaje të reja nga vdekja e 60-vjeçarit në Zëmblak, vëllai: Vuante nga zemra, alkooli ia rëndonte gjendjen

Publikuar më

spot_imgspot_img

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vdekjen e 60-vjeçarit që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Zëmblak, në bashkinë Maliq.

Viktima jetonte i vetëm, ndërsa dyshohet se kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë në banesë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa policia pret rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Vëllai i të ndjerit, Ylber Mullalli, ka treguar se 60-vjeçari jetonte i vetëm, ndërsa familjarët e tij ndodheshin jashtë zonës.

“Jetonte vetëm. Djalin e ka në Tiranë, ndërsa vajza është e martuar dhe jeton në Selanik. Djali qëndron në Tiranë për shkak të punës”, u shpreh ai.

Sipas tij, familjarët nuk kishin dijeni prej sa ditësh kishte ndërruar jetë 60-vjeçari.

“Unë sot erdha në mëngjes, se isha në Tiranë. Para 4-5 orësh kam ardhur dhe të tjerët më njoftuan”, tha Mullalli.

Ai shtoi se vëllai vuante nga zemra dhe ishte me KEMP, ndërsa problemet me alkoolin ia kishin rënduar gjendjen shëndetësore.

“Vuante nga zemra, ishte me KEMP, por më shumë e kishte nga alkooli, pinte alkool”, deklaroi ai.

spot_img
BurimiBalkanWeb

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë