BallinaVendiAktualitetDetajet e reja/ I dyshuar për zjarrin në Krujë, prokuroria urdhëroi lirimin...

Detajet e reja/ I dyshuar për zjarrin në Krujë, prokuroria urdhëroi lirimin e të moshuarit. Nuk ka asnjë provë, u gjet duke fikur zjarrin

Publikuar më

spot_imgspot_img

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimin e Qemal Berhamit, të moshuarit, që u ndalua nga policia si shkaktar i dyshuar i zjarrit në Krujë, që rrezikoi banesat dhe bizneset në disa lagje të qytetit.

Prokuroria ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të 74-vjeçarit, duke e cilësuar ndalimin e tij si të paligjshëm.

Në fashikujt e Prokurorisë thuhet se nuk ka prova që e implikojnë të moshuarin në shkaktimin e zjarrit. Gjithashtu, sipas Prokurorisë, ndalimi është kryer pa u njoftuar organi i akuzës.

Kur policia ka shkuar pranë zonës, Qemal Berhami është gjetur duke fikur zjarrin. Në dëshminë e tij në polici, i moshuari ka deklaruar se nuk e kishte shkaktuar zjarrin dhe se ndodhej pranë zonës, në një lëndinë që nuk ishte tokë në pronësi të tij.

Prokuroria vlerëson se të dhënat e mbledhura kanë qenë kontradiktore dhe nuk kanë ofruar elemente që të implikonin të moshuarin në zjarrvënie. Në fashikuj theksohet gjithashtu se Berhami ka qenë bashkëpunues me autoritetet.

Pavarësisht lirimit, hetimet për zjarrin vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë