BallinaVendiAktualitetDevijohet sot qarkullimi i makinave në autostradën Tiranë-Durrës

Devijohet sot qarkullimi i makinave në autostradën Tiranë-Durrës

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kini kujdes nëse udhëtoni sot në autostradën Tiranë–Durrës. Nga ish-Sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit nisin punimet e reja, dhe një nga korsitë do të devijohet përkohësisht.

Projekti parashikon ndërtimin e mbikalimeve për këmbësorët, gjelbërimin e segmentit, ndriçimin rrugor dhe rishtrimin e asfaltit deri në pikën ku lidhet me autostradën e re. Gjatë punimeve, makinat do të vazhdojnë të qarkullojnë në korsitë e tjera.

Njoftimi i plotë i ARRSH-së:

“Autoriteti Rrugor Shqiptar vijon zbatimin e projektit ‘Plotësimi i punimeve dhe përmirësimi estetik nga Sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit’, i cili synon plotësimin e elementeve infrastrukturore dhe përmirësimin estetik të këtij aksi rrugor.

Në kuadër të këtij projekti, duke filluar nga data 13.11.2026, do të nisin punimet e parashikuara, të cilat përfshijnë ndërtimin e mbikalimeve për këmbësorët, gjelbërimin e segmentit rrugor, realizimin e sistemit të ndriçimit rrugor, si dhe përmirësimin e shtresave asfaltike në segmentin nga Sheshi Shqiponja deri në pikën e lidhjes me autostradën e re. Gjithashtu, do të realizohen edhe punime të tjera të parashikuara në projekt.

Gjatë zhvillimit të punimeve, në zbatim të planit të menaxhimit të trafikut, do të bëhet devijimi i përkohshëm i njërës prej korsive të qarkullimit, duke garantuar vijimësinë e lëvizjes së mjeteve në korsitë e tjera të disponueshme.

Kontraktori ka marrë masat e nevojshme për organizimin e trafikut, vendosjen e sinjalistikës së përkohshme dhe zbatimin e të gjitha masave të sigurisë rrugore, me qëllim garantimin e sigurisë së përdoruesve të rrugës dhe të personelit në kantier.

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve gjatë zhvillimit të punimeve, si dhe respektimin e sinjalistikës së përkohshme dhe udhëzimeve të punonjësve në terren.”

spot_img

Artikujt e fundit

Siguria kibernetike, gjoba deri në 10 milionë lekë! Qeveria miraton projektligjin, SHISH dhe Ushtria në strukturën e re

Qeveria ka miratuar ndryshimet në projektligjin për sigurinë kibernetike, duke parashikuar gjoba nga 200...

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

Vëllai i atletit të famshëm me orgjinë shqiptare Pirro Dhima është arrestuar mëngjesin e...

Europol operacion ndërkombëtar ndaj “Dark Web”, arrestohen 354 persona, sekuestrohen mbi 5.8 tonë drogë, qindra armë zjarri dhe mbi 150 milionë euro

Një operacion i madh ndërkombëtar policor kundër bandave të anës së errët të internetit...

6 fëmijë që Shqipëria nuk i gjeti kurrë/Historitë më enigmatike të zhdukjeve ndër vite

Disa u zhdukën para syve të të tjerëve, disa lanë pas vetëm një send,...

Më shumë