BallinaVendiAktualitetDigjet kamioni me targa të Kosovës në anë të rrugës në Morin/...

Digjet kamioni me targa të Kosovës në anë të rrugës në Morin/ Pronari e lë anës rrugës, bëhet pengesë për trafikun

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një kamion me targa të Kosovës është përfshirë nga flakët një ditë më parë në kilometrin e fundit të Rrugës së Kombit, pranë Pikës Kufitare të Morinit.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur në gomat e karrocerisë së mjetit, i cili transportonte materiale drusore për industrinë e mobilieve.

Flakët përfshinë pjesën e pasme të karrocerisë dhe dëmtuan edhe tendën mbuluese të ngarkesës. Reagimi i menjëhershëm i drejtuesit të kamionit, me ndihmën e kolegëve dhe banorëve të zonës, bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e zjarrit.

Ndërkohë, edhe pas më shumë se 24 orësh nga ngjarja, karroceria e kamionit vijon të qëndrojë në njërën korsi të Rrugës së Kombit.

Pozicioni i mjetit mund të sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve, veçanërisht në këtë periudhë të sezonit veror, kur aksi drejt Morinit përballet me fluks të lartë lëvizjesh.

Artikujt e fundit

Lirimi nga burgu i Beqajt dhje largimi nga PD i Jola Hysajt, Berisha: Dëshmi se sistemin e drejtësisë e kontrollon Rama, disa persona shiten...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të sotëm me qytetarët në rrjetet sociale...

Hetimet për tjetërsim pronash në Zvërnec, avokati i Artur Shehut paraqitet në SPAK

Avokati Kujtim Cakrani, përfaqësues ligjor i Artur Shehut, është paraqitur këtë të premte në...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit në Gjirokastër, mjeti i tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që...

Më shumë