BallinaVendiKronikëDosja “Balluku”/ SPAK sekuestron telefonin e biznesmenit Dritan Avllaj

Dosja “Balluku”/ SPAK sekuestron telefonin e biznesmenit Dritan Avllaj

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gjykata e Posaçme ka miratuar një valë të re kontrollesh dhe sekuestrimesh në kuadër të hetimeve të shtrira për dosjen e nxehtë “Balluku”. 

Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se lëvizja e fundit e SPAK-ut ka shënjestruar biznesmenin Dritan Avllaj, i njohur ndryshe në ambientet publike si “Tan Lepri”, të cilit i është sekuestruar aparati celular me qëllim analizimin e të dhënave që mund të shërbejnë për hetimin.

Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pasi Prokuroria e Posaçme (SPAK) thirri sërish për t’u marrë në pyetje dy emra të tjerë kyç të lidhur me këtë dosje, Viola Haxhiademi dhe Ergys Vjerdho.

Sekuestrimi i telefonit të biznesmenit Avllaj shihet nga grupi hetimor si një hap i rëndësishëm për të zbardhur komunikimet, transaksionet e mundshme apo lidhjet e biznesit që mund të kenë vlerë provuese për çështjen në fjalë. 

Dosja “Balluku” mbetet një nga çështjet më të monitoruara, ndërsa SPAK po zgjeron rrethin e personave të përfshirë ose që kanë dijeni për rrethanat e hetimit.

spot_img

Artikujt e fundit

Vjedhje spektakolare në Itali, grabiten 30 mijë shishe verë me vlerë 5 milionë euro

Një grabitje e përmasave të jashtëzakonshme është regjistruar në Toskanë të Italisë, ku një...

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe shtrëngata afatshkurtra, parashikimi i motit për këtë të Premte

Ditën e premte, vendi ynë pritet të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me...

Më shumë