BallinaVendiAktualitet"Drejtoni gjoksin, shpatullat drejt...", Gjykata e Vlorës lë në "detyrim paraqitje" mësuesin...

“Drejtoni gjoksin, shpatullat drejt…”, Gjykata e Vlorës lë në “detyrim paraqitje” mësuesin e edukimit fizik, akuzohet se ngacmoi seksualisht nxënëset

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur” për mësuesin e edukimit fizik në Selenicë që akuzohet për ngacmim seksual pas denoncimit nga 7 nxënëse të mitura.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pas vendimit avokatja e tij ka folur për mediat duke theksuar se akuzat e ngritura ndaj 35-vjeçarit janë ende në fazën e hetimeve paraprake, por pa dhënë më shumë detaje.

Mësuesi 35 vjeçar në shkollën “Hajredin Beqari”, u ndalua më 6 nëntor, pasi 7 vajza të moshave 14–17 vjeçe denoncuan se ishin ngacmuar seksualisht prej tij në ambientet e shkollës.

Në dëshmitë e dhëna në polici, vajzat kanë treguar një episod të ndodhur gjatë një ore mësimi në palestër, ku, sipas tyre, mësuesi iu kishte drejtuar udhëzime të tilla si: “Drejtoni gjoksin, shpatullat drejt, këmbët bashkuar”.

Denoncimi u bë fillimisht pranë autoriteteve arsimore në Selenicë, të cilat njoftuan policinë. Ndërkohë, kolegët e 35-vjeçarit thanë se ishin habitur nga lajmi, pasi sipas tyre, ai kishte pasur sjellje korrekte dhe nuk kishin marrë ankesa më parë .

Policia e Vlorës kur e ka ndaluar mësuesin 35 vjeçar, në telefonin e tij nuk janë gjetur komunikime dhe vetë vajzat kanë deklaruar publikisht se shtetasi A.A nuk ju ka dërguar ndonjë mesazh apo ngacmim.

Ndërkohë prindërit e disa prej vajzave denoncuese, janë shprehur për mediat lokale se nuk kanë asnjë dyshim te mësuesi dhe e konsiderojnë person shumë të rregullt.

spot_img
Buriminewsbomb

Artikujt e fundit

Bilanci tragjik në vend, çdo muaj humb jetën një punonjës, ekspertët: Situatë alarmante, nuk ka rregulla strikte për rekrutimin e tyre

9 elektricistë kanë humbur jetën në vendin e punës gjatë vitit 2026, statistika të...

PD-PS rikthehen në tryezë për “Zgjedhoren”/ Mblidhet të hënën Komisioni i Posaçëm, por nuk ka dakordësi mes palëve për agjendën

Përballë protestave me molotovë e zjarr, që përfshinë kryeqytetin në fundjavë dhe që do...

Aksident me vdekje në Durrës, shoferja përplas me makinë këmbësorin

Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K....

Raiffeisen Bank nën hetim për dyshimin e hyrjes së paautorizuar në llogarinë e Përparim Ramës

Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka kërkuar Policisë së Kosovës të nisë hetimet për...

Më shumë