BallinaVendiPolitikë“Dua 200 mijë euro”, Meta reagon nga burgu për provat e SPAK:...

“Dua 200 mijë euro”, Meta reagon nga burgu për provat e SPAK: Ekzistojnë vetëm në dëshirën dhe imagjinatën e prokurorëve

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me provat e SPAK, të cilat u lexuan në seancën e fundit, për një mesazh mes tij dhe Kastriot Islamajt ku flitej për një shumë 200 mije euro.

Meta thotë se “eurot” ekzistojnë vetëm në dëshirën dhe imagjinatën e prokurorëve, siç ai dhe avokati e kanë provuar edhe gjatë gjykimit në seancën paraprake.

Meta mohon ekzistencën e atij mesazhi, ndërsa shton se nga pala tjetër, nuk ka asnjë reagim apo përgjim.

“Është e qartë se edhe në fabrikimin e një “sms” të tillë të pretenduar, nuk ka as euro, as dollarë, as lekë dhe as fletëpalosje, apo postera, meqënëse mesazhi i pretenduar koinçidon me Qershorin 2009 para zgjedhjeve parlamentare kur unë kam qenë thjesht një deputet opozitar dhe pa asnjë funksion qeveritar”- thotë Meta në reagimin e tij.

Mes të tjerash, Meta zbulon se gazetari Baton Haxhiu është thirrur si dëshmitar nga SPAK për gjyqin ndaj ish-presidentit.

Pjesë nga reagimi i Metës në rrjete sociale.

Dëgjova se edhe Z. Abilekaj përmendi një “sms” me 200 mijë euro, që gjoja është paraqitur nga prokurorët spas raportimeve për çështjen CEZ-DIA.

I nderuar Z. Abilekaj, pa u thelluar si në aspektin ligjor apo procedurial se çfarë konsiderohet provë, se si merret, administrohet apo përdoret ajo, dua t’ju siguroj se “eurot” ekzistojnë vetëm në dëshirën dhe imagjinatën e prokurorëve, siç kemi provuar edhe gjatë gjykimit në seancën paraprake.

Është e qartë se edhe në fabrikimin e një “sms” të tillë të pretenduar, nuk ka as euro, as dollarë, as lekë dhe as fletëpalosje, apo postera, meqënëse mesazhi i pretenduar koinçidon me Qershorin 2009 para zgjedhjeve parlamentare kur unë kam qenë thjesht një deputet opozitar dhe pa asnjë funksion qeveritar.

Po kështu, çuditërisht nga pala marrëse e kësaj “sms” nuk ka asnjë përgjigje apo reagim (!!!)

Ndërkohë që nuk ka asnjë garanci se kjo “sms” është dërguar nga unë.

Nëse ju dëshironi unë mund të porosis dikë nga telefoni i burgut, po të më jepni numrin tuaj të telefonit, që në emrin tuaj dhe nga numri juaj t’i kërkohen për shembull Z. Baton Haxhiu 200 milionë lekë (të vjetra) pasi 200 mijë euro sot vlejnë shumë më pak për shkak të narkoeuros.

E përmenda Z. Baton Haxhiu sepse ju ishit bashkë me të te emisioni i Z. Ylli Rakipi, ku debatua për këtë çështje.

Jo vetëm kaq, por Z. Baton Haxhiu është bërë pjesë e hetimeve ndaj meje, jo nga unë, por nga SPAK-u dhe do kem fatin të çmallem me të në sallën e gjykimit.

E siguroj Z. Baton Haxhiu se cilësia e hetimeve është edhe më e rëndë se cilësia e zbardhjes së dëshmisë së tij të publikuar nga SPAK-u dhe jo nga unë.

Por ishte shumë e rëndë gjatë seancës paraprake kur prokurori pasi shpiku eurot te “prova”, që ne se kemi, e interpretuan si shpërblim për lidhjen e marrëveshjes CEZ-DIA.

Ndërkohë që DIA është regjistuar në Shqipëri 14 muaj pas kësaj “sms”-je të fabrikuar, ndërsa marrëveshjen me CEZ-in e ka lidhur 15 muaj pas kësaj “sms”, ndërsa pagesat e para nga CEZ-I i ka marrë 17 muaj pas kësaj “sms”.

Kjo lloj “sms” është bërë lajm që para 15 vitesh dhe e kanë marrë seriozisht vetëm ata që u ka “pëlqyer” për lojë politike.

Ndoshta prokurorët më ngatërrojnë me Edi Ramën që shpall me firmën e tij fituese kompani që lindin vetëm 8 muaj më pas dhe dëmtojnë rëndë financat publike.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...