BallinaVendiKronikëDy pronarë mbyllin klienten në dyqan dhe e dhunojnë fizikisht, kundërshtojnë me...

Dy pronarë mbyllin klienten në dyqan dhe e dhunojnë fizikisht, kundërshtojnë me dhunë edhe policinë, arrestohen pas ngjarjes

Publikuar më

spot_imgspot_img

Dy pronarë të një dyqani elektro-shtëpiakesh, në zonën e ish-Doganës, kanë mbyllur dhe dhunuar fizikisht në biznesin e tyre klienten.

Policia ka arrestuar shtetasit S. A., 63 vjeç, dhe E. H., 41 vjeçe, teksa dyshohet se konflikti ndodhi për motive të dobëta.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasit S. A., 63 vjeç, dhe E. H., 41 vjeçe, pasi dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me një kliente në një dyqan elektroshtëpiakesh në zonën e Ish-Doganës, e kanë kanosur, i kanë hequr lirinë duke e mbajtur kundër vullnetit të saj në ambientet e subjektit dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, këta shtetas kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, ndërsa shtetasja E. H. dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës një punonjës policie, duke i shkaktuar dëmtime të lehta“, njofton policia.

Ndërkohë në pranga u vu edhe një 22-vjeçar, pasi u prezantua si punonjës policie me dokument të dyshuar të falsifikuar si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet municion luftarak, një sasi e konsiderueshme parash dhe sende me simbolet e Policisë së Shtetit.

“Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin E. J., 22 vjeç, pasi gjatë ndalimit të automjetit me të cilin lëvizte, u prezantua si punonjës policie, duke paraqitur një dokument që nuk i përkiste Policisë së Shtetit. Gjatë kontrollit të banesës së tij iu dhe u sekuestrua fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme parash, si dhe 2 medalione me mbishkrimin “Albanian State Police””, njoftojnë blutë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për të dyja rastet.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë