BallinaVendiKronikë“E ndoqa me vrap dhe…”, vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet dëshmia e...

“E ndoqa me vrap dhe…”, vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet dëshmia e plotë e Krisjan Sterjos: I thashë mos ngacmonte shoqen time, më shau

Publikuar më

spot_imgspot_img

E pyeti pse kishte ardhur në shtëpi dhe ai iu përgjigj “e di unë”.

Marrëdhënia babë e bir ishte e acaruar, kur ishte dy vjeç prindërit e tij u divorcuan dhe nga një fëmijëri shumë e vështirë i riu, i cili sot është nën akuzë vrasjeje kreu disa ngjarje.

Një ndër to edhe plagosja me thikë e të atit një vit më parë. Në dosje renditen dhjetëra dëshmi, mes tyre të dëshmitarëve okularë që panë si qëlloi i riu me armë zjarri dhe më tej të familjarëve të tij dhe po ashtu edhe dëshmia e një vajze.

Po çfarë thotë vrasësi?

Kristjani ka kërkuar avokat falas pasi asnjë nga prindërit e tij nuk ka mundësi të paguajë një mbrojtës.

Më tej i pyetur nga grupi hetimor ai jep detaje:

“Kam qenë i vetëm në trotuarin përpara lokaleve që ndodhen përballë kinemasë. Në rrugën përpara vendit ku ndodhej ai ka kaluar një automjet Mercedes-Benz, C-Class, me ngjyrë të zezë. Targën e automjetit nuk e mbaj mend, por e di që automjeti përdoret ose është në pronësi të Johan Zuko. Me Johanin, rreth dy javë më parë, kam pasur një konflikt verbal. Shkak i konfliktit ka qenë fakti se Johan Zuko kishte ngacmuar një mikeshë timen. Unë i kam kërkuar që të mos e ngacmojë, dhe gjatë konfliktit e kam goditur me pëllëmbë.

Kur ka kaluar me makinë, i fola dhe ai ndaloi. Qëllimi ka qenë të sqaronim konfliktin e mëparshëm me të. Menjëherë pasi automjeti ka ndaluar, i jam afruar te xhami i makinës. Në këtë moment, Johan Zuko ka nxjerrë një thikë dhe ka tentuar të më godasë.

Pas kësaj, Johani ka zbritur nga automjeti dhe është afruar drejt meje duke u përpjekur sërish të më godasë me thikë. Për të shmangur goditjen, e kam goditur me shkelm. Në automjetin e tij ndodhej edhe një person tjetër, një djalë.

Pasi ka zbritur nga automjeti, ky person më mbajti dhe në atë momenti Johani ka tentuar të më godasë dhe më ka sharë me fjalë të pista.

Në këtë moment, disa persona që ndodheshin aty kanë ndërhyrë dhe na kanë ndarë. Pas ndarjes, Johani dhe personi tjetër janë larguar sërish me automjet, ndërsa unë u largova me vrap në drejtim të banesës time. Më tej në gjendjen e gjaknxehtësisë, mora armën e zjarrit nga shtëpia, një pushkë, e gjeta më parë këtë armë dhe e mbaja të fshehur në banesë.

E mora nga vendi ku e mbaja fshehur, e futa në një thes të bardhë dhe u nisa në këmbë në drejtim të lagjes ku banonte Johan.

Kur mbërrita te pashë Joanin i cili ndodhej anash një lokali që gjendet përballë marketit. Pasi e pashë iu afrova dhe nxora armën. Në momentin kur po afrohesha drejt tij, ai më ka sharë përsëri dhe më pas është larguar me vrap.

Unë e ndoqa nga pas. ai hyri në një pallat dhe unë shkova pas tij, në atë vend e kam qëlluar më armë. , duke synuar këmbët.

Pas të shtënës,  nuk pashë a u plagos apo cfarë i kishte ndodhur, por u largova.

Kur mbërrita te Fusha e Drurëve, e fsheha armën duke e vendosur në disa shkurre dhe më pas shkova në banesë, u ndërrova dhe futa rrobat në lavatriçe.

Më pas dola dhe u futa në një shtëpi të pabanuar, afër shtëpisë time”, ka deklaruar ai.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...