BallinaRajoni & BotaE pazakontë, Presidenti i një shteti europian lë kostumin zyrtar dhe shfaqet...

E pazakontë, Presidenti i një shteti europian lë kostumin zyrtar dhe shfaqet si fotograf i Formula 1

Publikuar më

spot_imgspot_img

Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel, 64 vjeç, u shfaq këtë fundjavë në cirkuitin e Hungaroringut jo si një mysafir zyrtar, por i pajisur me aparate fotografike dhe me akreditim të plotë nga FIA si fotograf.

Ai mbërriti në pistë që në seancat e së shtunës, i shoqëruar nga fotografi çek i Formula 1, Jiri Krenek.

Pavel, i cili më parë ka mbajtur postin e shefit të Komitetit Ushtarak të NATO-s, është një pasionant i fotografisë sportive, veçanërisht kur bëhet fjalë për sportet motorike. Kjo nuk është hera e parë që ai ushtron këtë pasion: në muajin qershor, ai udhëtoi drejt Francës për garën e “24 Orëve të Le Mans” me pajisje të plota fotografike. Më herët, presidenti ka fotografuar gara si MotoGP dhe World Superbike në Brno, si dhe ka udhëtuar deri në Shtetet e Bashkuara dhe në Arabinë Saudite për të shkrepur imazhe nga NASCAR dhe Rally Dakar.

Talenti i tij përtej politikës ka shërbyer edhe për qëllime të mira. Disa nga fotografitë e shkrepura prej tij në “Dakar 2025” u ekspozuan në Muzeun Kombëtar Teknik në Pragë, ndërsa vitin e kaluar, Pavel arriti të grumbullonte rreth 30 mijë euro për bamirësi duke shitur në ankand një album me fotot e tij.

Prania e tij unike nuk u shpëtoi as transmetimeve të drejtpërdrejta të Formula 1. “E pazakontë, por personi që po shkrep këtë foto… nuk është askush tjetër veçse Presidenti i Republikës Çeke!”, komentuan me habi gazetarët gjatë transmetimit televiziv.

spot_img

Artikujt e fundit

Drejtuesi i AMP, Klevis Qose merr pjesë në Konferencën e 25-të Vjetore të EPAC/EACN në Budva

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Klevis Qose, mori pjesë në Konferencën...

I vuri zjarrin marketit, arrestohet 45-vjeçari

Një 45-vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet se i vuri zjarrin një marketi...

Gjendet pa shenja jete në apartament 25-vjeçarja në Durrës, pranë saj ishte fëmija 2 vjeç

Një 25-vjeçare me shtetësi angleze është gjetur pa shenja jete në një apartament në...

“Të tregoj rregulloren, mos e merr për keq”/ Bardhi përplaset me Peleshin: Hej Zot i madh! Do më tregojë ky i mbaruar

Një përplasje verbale është shënuar në seancën e sotme parlamentare mes kryetarit të Kuvendit,...

Më shumë