Një përplasje verbale është shënuar në seancën e sotme parlamentare mes kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Debati nisi pas kundërshtimit të Bardhit ndaj kohës së përcaktuar për pyetjet, ndërsa Peleshi i kujtoi rregulloren e Kuvendit dhe i kërkoi të përfundonte fjalën brenda minutës së parashikuar.
Bardhi: Kush je ti që më bllokon foltoren? Kam 40 pyetje dhe do marr kohën time sa të dua unë dhe nuk të pyes as ty, as gardën tënde.
Peleshi: Ta lirova foltoren, nuk ka urdhër për gardën. Ke një minutë kohë.
Bardhi: Ka mundësi mos të më provokosh të lutem (pasi bie gongu).
Peleshi: Përfundoi koha, 1 minutë kishit në dispozicion.
Bardhi: Nuk ka kohë për pyetjet.
Peleshi: Nuk e vendosni ju, e vendos rregullorja e Kuvendit.
Peleshi: Përfundoni, mikroni është i hapur, ua tregoj unë. Ua tregoj rregulloren, që të mos e merrni për keq.
Bardhi: Hej Zot i madh! Do më tregojë ky i mbaruar.



