BallinaVendiKronikëEglant Koçi dyshohet se është ekzekutuar nga shoku i ngushtë, zbardhen detaje...

Eglant Koçi dyshohet se është ekzekutuar nga shoku i ngushtë, zbardhen detaje të reja

Publikuar më

spot_imgspot_img

5 ditë nga zhdukja e 34-vjeçarit, Eglant Koçi, Policia e Tiranës ka një përgjigje. I riu dyshohet se është ekzekutuar nga shoku i ngushtë, Armand Shakaj.

Pas denoncimit nga familjarët paraditen e datës 4 qershor, policia u angazhua me vëzhgimin e kamerave të sigurisë, të cilat e sollën nga Sheshi Wilson drejt Bulevardit Zhan D’Ark, ku ai shkoi pranë lokalit të një miku të tij, nga ku nuk doli më.

Nga kontrollet e policisë në terren dhe pamjet e kamerave të sigurisë, policia ka gjetur prova që shtojnë dyshimet se 34-vjeçari është vrarë dhe se shoku i tij ka zhdukur trupin duke e transportuar me një makinë. Gjatë këtij momenti dëshmitar ka qenë edhe Enea Zyferi, i cili punonte kamarier në një bar në pronësi të autorit dhe që ndodhet pranë vendit të ngjarjes, i cili është arrestuar si bashkëpunëtor. Ndërsa për autorin, policia nuk ka asnjë gjurmë dhe e ka shpallur në kërkim.

Aktualisht, blutë po kryejnë kontrolle në rrethinat e Tiranës për gjetjen e trupit të të riut.

Për të fshehur gjurmët, Shakaj ka lëvizur motorin e viktimës nga zona ku ndodhi krimi drejt 5 Majit, ku u gjet dy ditë pas krimit.

34-vjeçari rezultonte i punësuar në një mobileri, por policia dyshon se ai ishte i përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave, që është një ndër pistat hetimore mbi të cilat është fokusuar policia.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë