BallinaVendiKronikë"Ejani se kam vrarë gruan" - I dehuri ngre në këmbë policinë...

“Ejani se kam vrarë gruan” – I dehuri ngre në këmbë policinë e Fierit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një telefonatë ka alarmuar blutë e Fierit, pas njoftimit në sallën operative të një personi, i cili ka lajmëruar se ka vrarë gruan në Dukas të Patosit.

Menjëherë efektivët e policisë së Fierit kanë marrë masat duke shkuar në vendngjarje dhe pas verifikimeve të bëra ka rezultuar se personi në fjalë ishte i dehur dhe lajmi nuk ishte i vërtetë, për fat të mirë.

Njoftimi i plotë

Fier/Informacion paraprak. Rreth orës 14:30, në Sallën Operative të DVP Fier, ka telefonuar shtetasi S. T., 68 vjeç, banues në fshatin Dukas, Patos, i cili ka deklaruar se kishte vrarë bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. T., 64 vjeçe.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes dhe kanë kontaktuar me telefonuesin.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi S. T., në gjendje të dehur, kishte bërë një njoftim të rremë. Shtetasja Sh. T. u gjet në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin S. T. në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë