BallinaUncategorizedEkzekutoi partneren dhe më pas u vetëvra në Greqi/ Kush është Altin...

Ekzekutoi partneren dhe më pas u vetëvra në Greqi/ Kush është Altin Allmuça, i arrestuar 10 vite më parë për përndjekje ndaj ish-bashkëshortes

Publikuar më

spot_imgspot_img

Altin Allmuça është shqiptari që vrau të dashurën e tij, 45-vjeçaren Lulieta Obzova, dhe më pas kreu vetëvrasje mëngjesin e sotëm në Athinë.

Allmuça ishte një emër i njohur për policinë shqiptare. Në vitin 2016, kur ishte 35 vjeç dhe banonte në Tiranë, Allmuça u arrestua pasi dyshohej se përndiqte ish-bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar ankth dhe frikë.

Për këtë rast ndaj tij u referua vepra penale e “Përndjekjes”, e parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal.

Dhejtë vite më vonë, Allmuça është rikthyer në qendër të vëmendjes për një ngjarje shumë më të rëndë. Mëngjesin e sotëm, në Nea Smyrni të Athinës, ai dyshohet se pas një konflikti jashtë hyrjes së një pallati ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë mbi 45-vjeçaren Lulieta Obzova, duke e lënë të vdekur në vend.

Pak çaste më vonë, me të njëjtën armë, Allmuça dyshohet se ka qëlluar veten në kokë. Arma u gjet pranë trupit të tij.

Sipas burimeve, çifti nuk ishte i martuar, ndërsa marrëdhënia mes tyre shoqërohej me konflikte. Dyshohet se shkak i krimit mund të ketë qenë xhelozia.

Në pallatin ku ndodhi ngjarja kishte kamera sigurie, të cilat kanë filmuar momentet e krimit. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe marrëdhënies mes dy viktimave.

spot_img

Artikujt e fundit

Takimi me drejtuesit e qarqeve dhe kryetarët e komisioneve në Pogradec/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e kryeministrit Rama

Takimi i kryeministrit Rama me drejtuesit e 12 qarqeve dhe kryetarët e komisioneve ka...

“Po largohem, ju dua shumë…”/ I dënuari nuk kthehet në Burgun e Reçit, pikëpyetje mbi sigurinë dhe kontrollin e lejeve

Një i dënuar që vuante dënimin në Burgun e Reçit nuk është rikthyer në...

Vrasja e shtetasit portugez në Sarandë, Sokrat Vata dhe 10 të dyshuarit e tjerë paraqiten në gjykatë. Pritet masa e sigurisë

Vijon prej një ore në Gjykatën e Sarandës seanca për caktimin e masës së...

Më shumë