BallinaVendiKronikëEMRAT- Shkrepën armët në mes të detit, kush janë biznesmenët që u...

EMRAT- Shkrepën armët në mes të detit, kush janë biznesmenët që u ndaluan në jaht, nga djali i pronarit të Brunes te Pashk Gjini i Alessio 2014

Publikuar më

spot_imgspot_img

HIMARË– Bruno Çela, 31 vjeç, Leonard Hasa, 31 vjeç, Afrim Kastrati, 49 vjeç dhe Pashk Gjini, 60 vjeç, janë personat që u ndaluan mbrëmjen e djeshme në Himarë, pas dyshimeve se nga jahti ku ata udhëtonin u qëllua me armë në zonën e Palasës. Gjatë kontrollit të mjetit lundrues dhe personave, autoritetet deklaruan se nuk u gjet asnjë send apo mjet i kundërligjshëm.

Bruno Çela është djali i pronarit të kompanisë Brunes, ndërkohë që deri tani Policia nuk ka konfirmuar prangosjen e tyre, por vetëm shoqërimin.

Burime bëjnë me dije se jahti ka qenë në pronësi të tij. Nga ana tjetër, Pashk Gjini është një personazh i njohur për botën e biznesit dhe drejtësisë në Shqipëri. Ai ka qenë i arrestuar disa vite më parë, dhe më pas është liruar në fund të vitit 2022, megjithatë pasuritë e tij kanë qenë vazhdimisht në filtër të autoriteteve.

Sipas hetimeve paraprake, jahti kishte marrë fillimisht drejtimin për në Greqi, por më pas ndryshoi kurs dhe tentoi t’i shmangej policisë duke fikur dritat. Gjatë ndjekjes, njëri prej personave u hodh në det dhe u kap nga efektivët, ndërsa dy të tjerë tentuan largimin me gomone, por u kthyen sërish drejt jahtit pasi panë praninë e policisë në tokë. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e të shtënave dhe autorin e tyre.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë e mundur ndalimi i jahtit në det, përballë Himarës, si dhe shoqërimi i tij së bashku me personat që ndodheshin në bord, konkretisht shtetasit B. C., 31 vjeç, L. H., 31 vjeç, A. K., 49 vjeç dhe P. Gj., 60 vjeç”, informoi sot policia.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga Komisariati i Policisë Himarë, nën drejtimin e Prokurorisë, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në ambientet e jahtit dhe ndaj personave që ndodheshin në bord, ku nuk u konstatua asnjë send apo mjet i kundërligjshëm.

Nga grupi hetimor vijuan veprimet e mëtejshme procedurale, duke marrë deklarime në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, si dhe duke kryer ekspertimet për përcaktimin e faktorëve plotësues të qitjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, verifikimin e informacionit të marrë dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

BurimiShekulli

Artikujt e fundit

Shkarkuan karikatorin në Palasë, në jaht ishte Astrit Gjonpalaj i ‘Globus Travel’

Një incident i rëndë ka tronditur zonën e Palasës në pikun e sezonit turistik,...

Të shtëna nga një jaht në det pranë Palasës, Policia nis ndjekjen e mjetit lundrues

Një incident me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Himarës,...

Banorët e Selenicës protestë kundër Reformës Teritoriale, dorëzojnë firmat e mbledhura për peticionin kundër shkrirjes së bashkisë

Ka nisur mbrëmjen e kësaj të diele protesta kundër shkrirjes së Bashkisë së Selenicës. Qindra...

Mbyllja e garës për prokuror të përgjithshëm, nis verifikimi i kandidaturave nga KLP. Ja katër emrat zyrtarë

Nga mbyllja e garës për prokuror të përgjithshëm gjatë ditës së kaluar, Këshilli i...

Më shumë

Shkarkuan karikatorin në Palasë, në jaht ishte Astrit Gjonpalaj i ‘Globus Travel’

Një incident i rëndë ka tronditur zonën e Palasës në pikun e sezonit turistik,...

Të shtëna nga një jaht në det pranë Palasës, Policia nis ndjekjen e mjetit lundrues

Një incident me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Himarës,...

Banorët e Selenicës protestë kundër Reformës Teritoriale, dorëzojnë firmat e mbledhura për peticionin kundër shkrirjes së bashkisë

Ka nisur mbrëmjen e kësaj të diele protesta kundër shkrirjes së Bashkisë së Selenicës. Qindra...