BallinaUncategorizedFatmir Mediu dëshmon në GJKKO për dosjen “Partizani”, ish-ministri: Të vish pas...

Fatmir Mediu dëshmon në GJKKO për dosjen “Partizani”, ish-ministri: Të vish pas 20 vitesh të më thuash cila është praktika?! E ka pasur prokuroria detyrë ta hetonte

Publikuar më

spot_imgspot_img

Fatmir Mediu është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e GJKKO-së.

Ai është parë të futet në Gjykatën e Posaçme i vetëm, ndërsa u thirr për të dëshmuar në gjyqin e dosjes “Partizani”.

Nuk kam patur diskutim për këtë çështje më asnjë pronar, procesi po shkonte drejt privatizimit nga klubi, jo nga pronarët, që shkonte ndesh me ligjet e kohës. Kërkesa ka ardhur nga qeveri socialiste, dhe unë si ministër duhet të kisha kontinuitet”, u shpreh ai pasi doli nga GJKKO, ku dëshmoi për “Partizanin”.

I pyetur nga gazetarja Anila Hoxha rreth çështjes së privatizimit të klubit Partizani, ish ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu shprehu se ka pasur korrespondencë mes ministrave të qeverisë socialiste, e cila i është dërguar ministrit në largim të asaj kohe, Pandeli Majko që më pas është gjetur nga ministri i atëhershëm Mediu.

“Ka pasur një korrespondence mes ministrave të qeverisë socialiste e cila i është dërguar ish kolegut tim zotit Majko, dhe kur kam ardhur unë kam gjetur kërkesën. Ka patur dhe një kërkesë nga klubi për të ndjekur praktikën e cila ishte lënë për gjysmë sipas pretendimit të subjektit, dhe ministri nuk ulet të shkruajë qëndrimin e vet, ja drejton strukturave ushtarake kur është çështje ushtarak, kur është civile shefit të shtabit…

Pastaj përpunohet qëndrimi i ministrit, vjen me memo, siglohet nga autoritete që e kanë përpunuar dhe sipas rregullores, përmbajtja e materialit nuk është përgjegjësi e ministrit, por e atyre që e kanë propozuar. Të vish sot pas 20 vitesh të më thuash cila është praktika, në një kohë që e kishte detyrën për ta hetuar prokuroria, nëse nuk e ka prokuroria atëherë unë nuk mund ta kem. Nëse prokuroria nuk heton dokumentacionin e ministrisë unë nuk kam asnjë autoritet sot për të hetuar atë dokumentacion”, u shpreh Mediu.

spot_img

Artikujt e fundit

Grabiti 60 mijë euro nga një bankë te Komuna e Parisit dhe u largua me skuter elektrik, ky është Robert Duka

Ky që shihni në foto është Robert Duka, 50-vjeçari nga Vlora, që grabiti një...

Ndërron jetë autori i sulmit me 6 viktima në Poloni.Çdo të diel shkonte në poligon qitjeje me të atin

Një ngjarje tragjike ka tronditur Poloninë, ku një 24-vjeçar hapi zjarr ndaj qytetarëve në...

Ish-ministri paraqitet në GJKKO, Fatmir Mediu pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani”

Fatmir Mediu është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e GJKKO-së. Ai është...

Reforma Zgjedhore/ PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës, i jep afat PS-së të reflektojë deri në orën 11:00

Pak orë para se Komisioni i Reformës Zgjedhore të mblidhet në seancë plenare, bashkëkryetari...

Më shumë