BallinaSportFIFA “kopjon” NBA, skuadra kampione do të marrë edhe…unazën e kampionit

FIFA “kopjon” NBA, skuadra kampione do të marrë edhe…unazën e kampionit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kupa e Botës 2026 do të sjellë një risi historike. Për herë të parë, përveç trofeut dhe medaljeve tradicionale, futbollistët e kombëtares kampione do të shpërblehen edhe me unaza kampioni, sipas modelit të sporteve amerikane si NBA.

FIFA do të prodhojë gjithsej 2.026 unaza. Vetëm 30 prej tyre do t’u dorëzohen lojtarëve dhe stafit të ekipit fitues, ndërsa pjesa tjetër do të hidhet në treg si edicion koleksionues për tifozët.

Unazat do të jenë të personalizuara me stemën e kombëtares fituese dhe trofeun e Kupës së Botës, të punuara me materiale të çmuara dhe me një vlerë që pritet të arrijë deri në 130 mijë euro secila.

Nisma e FIFA-s ka ngjallur reagime të ndryshme. Një pjesë e tifozëve e konsiderojnë një mënyrë moderne për të nderuar kampionët e botës, ndërsa të tjerë e shohin si një ndikim të fortë të kulturës sportive amerikane në futbollin ndërkombëtar.

Gjithsesi vendimi tashmë është marrë nga institucioni më i lartë i futbollit botëror. Të dielën në mbrëmje njëra mes Spanjës apo Argjentinës do të ketë mundësinë të ngrej lart jo vetëm trofeun e kampionit, por edhe të mbajë unazën simbolike, njësoj siç bëjnë basketbollistët e skuadrave kampione në NBA.

spot_img

Artikujt e fundit

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Çifti i ri shuhet në aksidentin fatal në Manzë, drejtuesi i mjetit dhe e reja italiane ishin martuar vetëm para pak ditësh

Një detaj tragjik del në dritë pas aksidentit të rëndë të ndodhur gjatë natës...

Aksident me vdekje në Tiranë, 23-vjeçari përplas me makinë këmbësoren

Rreth orës 18:30, në Misto Mame, shtetasi O. V., rreth 23 vjeç, duke drejtuar...

Më shumë