Kosova arriti një fitore të madhe dhe historike përballë Sllovakisë në Bratislavë në gjysmëfinalen e parë të play off-it të Botërorit, me rezultatin 3-4.
Pas entuziazmit të treguar në fushë, festimet u zhvendosen edhe në dhomat e zhveshjes.
Me këngë dhe me flamujt e Kosovës dhe të Shqipërisë, futbollistët dardanë festuan kualifikimin historik në finalen e play off-it të Botërorit.
Tani, Kosova është vetëm një hap larg “Ëndrrës Amerikane”, ku në Prishtinë do të presë Turqinë.
Sfida do të luhet të martën e 31 marsit, në orën 20:45.

