BallinaVendiKronikëFOTOT/ Pistoleta 1500 euro dhe kallashnikovë 2500 euro, kush janë personat e...

FOTOT/ Pistoleta 1500 euro dhe kallashnikovë 2500 euro, kush janë personat e arrestuar në kryeqytet për trafikim të armëve

Publikuar më

spot_imgspot_img

7 armë zjarri mes tyre 4 pistoleta dhe 3 kallashnikovë u sekuestruan nga Policia e Tiranës ndërkohë që në pranga ranë 4 persona dhe 2 të tjerë u shpall në kërkim. 

Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës u vunë në pranga Marsel Varka, 35 vjeç, Elsaed Maqinaj, 25 vjeç, Fabian Zako, 29 vjeç dhe Kristaq Biba, 32 vjeç. Ndërkohë, Kevin Vila, 21 vjeç dhe Bledar Avdillari, 28 vjeç, janë shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve, të dyshuarit vepronin si grup i strukturuar kriminal dhe siguronin armë zjarri, lëndë plasëse e municion luftarak, të cilat më pas i shisnin në zona të ndryshme të Tiranës.

Hetuesit kanë dokumentuar edhe çmimet që anëtarët e këtij rrjeti aplikonin në tregun e zi për shitjen e armatimit. Pistoletat shiteshin prej tyre me çmime që shkonin deri në 1500 euro, ndërsa armët automatike të llojit kallashnikov kapnin vlerën deri në 2500 euro, në varësi të porosive.

Ky operacion është vazhdim i një serie goditjesh të mëparshme ndaj të njëjtit rrjet. Gjatë gjithë periudhës hetimore janë arrestuar në total 9 persona, ndërsa policia ka sekuestruar 17 armë zjarri, 4 kallëpe lëndë plasëse, sasi të konsiderueshme municioni, 4 automjete dhe 13 telefona celularë.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të grupit.

Artikujt e fundit

Marokenët pushtojnë qytetin spanjoll/ 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, 34 viktima. BE kërkon kthime të shpejta

Kriza migratore në Ceuta ka marrë përmasa dramatike, me rreth 60 mijë persona që...

Netë tropikale dhe temperatura përvëluese, ja sa do të shënojë termometri në fundjavë dhe javën që vjen

Vala e të nxehtit vijon të mbajë nën ndikimin e saj vendin tonë, me...

Lirimi nga burgu i Beqajt dhje largimi nga PD i Jola Hysajt, Berisha: Dëshmi se sistemin e drejtësisë e kontrollon Rama, disa persona shiten...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të sotëm me qytetarët në rrjetet sociale...

Më shumë